Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

10 arsye pse avokadoja duhet të jetë pjesë e regjimit tuaj ushqimor

10 arsye pse avokadoja duhet të jetë pjesë e regjimit tuaj
Veggies Tirana, që ka një nga shefat më të mirë në Shqipëri, për vaktet vegane, asnjëherë nuk gabon me sugjerimet e ushqyerjes së shëndetshme. Shef Xhema, përfshin avokadon pothuajse në çdo gjë që përgatit dhe në çdo dietë detox, pasi i di përfitimet që trupi ka prej saj.

Ne të dritare.net, ju sjellim sot 10 përfitimet që ju keni nëse e bëni pjesë të regjimit tuaj ushqimor akovadon, sipas Veggies Tirana.

1. Humbje në peshë

Studimet kanë treguar se konsumimi i gjysmë avokadoje e bën organizmin të ndjehet i ngopur deri në 5 orë më pas dhe largon nevojën e dëshirën për të ngrënë. Ëndrra e të gjithë atyre që mbajnë dietë apo jo?

2. Presioni i gjakut

Avokadot janë të pasura me kalium, i cili është shumë i dobishëm në menaxhimin e presionit të gjakut.

3. Sytë

Avokadot janë të vetmet që përmbajnë në sasi të lartë dy përbërës të rëndësishëm natyrorë, luteinë dhe zeaksanthinë, të cilët janë të nevojshëm për shëndetin e syve, ndaj konsumimi i avokados ndihmon për të luftuar verbërinë.

4. Kolesteroli

Avokadot mund të ndihmojnë në ruajtjen e kolesterolit në nivele të përshtatshme, pasi janë burim i rëndësishëm i atyre që quhen yndyrna të shëndetshme.

5. Lëkura

Antioksidantët që gjenden në avokado, si karotenoidet, vitamina E dhe vitamina C, mbrojnë lëkurën kundër dëmtimit. Një karotenoid i veçantë, luteina, ndihmon dhe ë hidratimin dhe elasticitetin e lëkurës.

6. Shtatzëni

Duke qenë se ky frut është i pasur me vitaminë B6, vitaminë C, folat dhe kalium, është një burim i shkëlqyer për të marrë vitaminat dhe vlerat ushqyese që nëna dhe foshnja kanë nevojë.

7. Kockat

Avokadot janë një burim i konsiderueshëm i vitaminës K. Përveç kalciumit dhe vitaminës D, vitamina K është po aq e rëndësishme, sepse ndihmon trupin që të përthithë më mirë kalciumin.

8. Vlerat ushqyese

Përfshirja e avokadove në një vakt mund t'ju japë vlerat ditore të rekomanduara si: 25% të vitaminës C, 39% vitaminë K, 30% folat dhe 21% kalium.

9. Përthithja e lëndëve ushqyese

Konsumimi i një avokadoje çdo ditë, shoqëruar me një sallatë, mund të ndihmojë për të përthithur siç duhet karotenoidet esenciale, si alfa-karotene, beta-karotene, luteinë dhe likopinë.

10. Yndyrnat e shëndetshme

Avokadot janë një burim i rëndësishëm i yndyrnave të shëndetshme, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të atakut në zemër.

Ja pra, sa shumë përfitoni vetëm duke përdorur avokado në ushqimin tuaj.

Nëse ju jeni nuk keni kohë të gatuani apo nuk dini si të përgatisni ushqime që kanë ingredient avokadon, dritare.net do t’ju sugjeronte thjesht të telefononit në nr 0692077726, dhe ushqimet më të shijshme e të shëndetshme, vijnë tek ju, kudo që jeni.

Na besoni, pasi të keni provuar, organizmi juaj do ju falënderojë!/E.B-dritare.net