Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbardhen tarifat për të gjitha Universitetet publike për vitin akademik 2018-2019

Zbardhen tarifat për të gjitha Universitetet publike për vitin
Këshilli i Ministrave ka miratuar tarifat maksimale që do të paguajnë studentët për të gjitha universitetet publike në vendin tonë.

Këshilli i Ministrave ka vendosur tarifat maksimale, por është në dorën e Universiteteve, konkretisht senateve akademike që të vendosin sa do të jetë tarifa për studentët në degët përkatëse.

Sipas ligjit të ri të Arsimit të Lartë Universitetet në bazë të nevojave të tyre vendosin edhe tarifën për studentët, tarifë kjo e cila nuk duhet të kalojë shifrën e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.

Dritare.net shkruan se tarifat më të larta të vendosura nga Këshilli i Ministrave janë për Universitetin e Mjekësisë së Tiranës për degët, Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci dhe Stomatologji, që variojnë deri në 45.000 lekë të reja në vit.

Gjithashtu Universiteti i Tiranës ka tarifa maksimale që variojnë nga 25.000 lekë për degët e Gjuhës së Huaj, Kimi, Matematikë, Biologji dhe deri në 30.000 tek Historia, Gjeografia, Gazetaria dhe Arkeologjia.

Universiteti I Korçës , Shkodrës, Vlorës dhe ai i Gjirostrës kanë tarifat më të ulëta në vend të cilat shkojnë deri në 20.000 lekë të reja në vit.

Universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan dhe Aleksandër Moisiu në Durrës kanë tarifat deri në 25.000 lekë,.

Universiteti i Arteve në Tiranë ka tarifat që shkojnë deri në 40.000 lekë./ I.M-Dritare.net