Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Video/ Njeriu me kujtesën më të fortë në botë, ja çfarë mund të bëjë!

Video/ Njeriu me kujtesën më të fortë në botë, ja
Dominic O’Brien, 59-vjeçar, është njeriu me kujtesën më të mirë në botë, duke fituar tetë Kampionate Botërore të Kujtesës gjatë dekadës së kaluar. Ai është konsideruar si një kampion i pamundur. Në shkollë kishte probleme me përqendrimin dhe për shkak të kësaj, nuk donte që të dëgjonte mësuesit.

Kur ishte i vogël, ai pësoi një aksident: u godit nga një tren ku përplasi kokën dhe prej kësaj fitoi memorie super të zhvilluar.

 I pëlqen që ta tregojë këtë histori si legjendë, por shkencërisht nuk është provuar se memoria iu zhvillua prej aksidentit. Përkundrazi, kujtesa e tij është më pak poetike, ndoshta si rezultat i një stërvitje të madhe.

Në vitin 1987 ai pa në televizor një njeri që ishte i aftë të kujtonte pamjen e një tufe me letra dhe që prej asaj kohe u perfeksionua nga teknika e kujtesës, transmeton Shqip.

Sa për teknikat që ai përdor, O’Brein thuhet se ka zhvilluar një teknikë të tij, vetëm për të zbuluar se ajo është në fakt një teknikë e përdorur tashmë nga grekët më shumë se dy mijë vjet më parë.