Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veliaj: Çerdhet dhe kopshtet, të hapura gjithë gushtin. Ja kur nisin egjistrimet e reja!

Veliaj: Çerdhet dhe kopshtet, të hapura gjithë gushtin. Ja kur
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben n Çuko, inspektoi përfundimin e punimeve në godinën e Kopshtit Nr.17. Për herë të parë aty u zbatua projekti pilot me të rinjtë që vuajnë dënimin në burg, të cilët kanë kontribuar në realizimin e mobiljeve të kopshtit.

“Më vjen mirë që sot jemi bërë kaq shumë për të lënë një gjurmë në rritjen e 120 fëmijëve në Njësinë 7, me një kopësht totalisht të ri, për të cilin nuk do të mjaftonte as një libër për të treguar të gjitha peripecitë, derisa kemi mbërritur këtu. Shumë njerëz shohin gjëra të bukura dhe s’e kuptojnë që vetëm me shpronësime, kontrata, gjyqe, apelime, sa mund duhet për të mbërritur në këtë produkt. Megjithatë, rëndësi ka fundi dhe çdo peripeci ia ka vlejtur kur produkti është kaq i bukur”, theksoi Veliaj.

Ai falenderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për angazhimin e të rinjve të cilët vuajnë dënimin në këtë institucion, në realizimin e bazës së nevojshme materiale për kopshtin. Veliaj tha se ky projekt pilot do të shtrihet edhe në institucionet e tjera, si çerdhe dhe kopshte, ku ata që vuajnë dënimin, të realizojnë të mira për komunitetin.

Veliaj deklaroi se për të dytin vit radhazi, Bashkia ka marrë të gjitha masat që kopshtet dhe çerdhet të jenë të hapura gjatë muajit gusht për të pritur fëmijët. “Kopshtet tona janë të hapura gjatë gjithë gushtit. Ky është viti i dytë që e respektojmë si rregull. Jo të gjithë kanë mundësi të bëjnë pushime në gusht, madje disa prej prindërve u duhet të punojnë, kjo është arsyeja pse do i mbajmë kopshtet hapur”, u shpreh ai.

Gjithashtu, nga data 1 shtator, pranë kopshteve të Tiranës do të nisin regjistrimet e reja të fëmijëve. Veliaj bëri të ditur se gjatë këtij procesi do të merren parasysh dhe nevojat ekonomike të familjeve, ndërsa siguroi për rritje të mëtejshme të standardeve.