
Shqipëria në faqen e parë të CNN: Lojtarja më e rëndësishme e turizmit në 2025!
Dritare.net
CNN
Ndërsa jemi në fund të vitit 2024 CNN po hulumton për vendet më të mira në Europë që duhen vizituar patjetër në 2025. Këtë vit, përveç destinacioneve shumë të njohura, vëmendjen tonë po e marrin edhe vendet që po bëjnë bujë turistike. Padyshim një vend që meriton kohgën dhe vëmendjen tuaj në 2025 është Shqipëria.
Shqipëria do të jetë një lojtare e rëndësishme e turizmit në vitin 2025. Pavarësisht se është pak më e vogël se Zvicra, tërheqja e saj qëndron në diversitetin e saj mbresëlënës, me Alpet e jashtëzakonshme, pyjet e lashta, fshatrave përrallorë, dy vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe një bregdet i kristaltë për të rivalizuar gjithçka që Greqia mund të ofrojë.
Në 2025 pritet të hapet edhe aeroporti i Vlorës, qyteti që ka plazhet më të bukura të vijës bregdetare Jon, të njohura gjithashtu si perla e Shqipërisë. Kjo për fat të mirë ndihmon në eliminimin e trafikut të rënduar në kryeqytet.
Qeveria planifikoi të arrinte shifrën e 10 milionë turistëve deri në vitin 2025, një objektiv që u realizua deri në vitin 2023, kështu që ky mund të jetë viti i fundit që Shqipëria është kaq e qetë, para se të pushtohet masivisht nga turistët./L.F-dritare.net

















