Na ndiqni edhe në

Udhëtim

Pushime në Shqipëri apo në Greqi? Ku është më lirë!

Pushime në Shqipëri apo në Greqi? Ku është më

Pushime ne Shqiperi apo ne Greqi? Kush eshte me shtrenjte, me lire apo me mire?
Sa shpesh e keni degjuar ate shprehjen: ne Greqi eshte me mire dhe shume me lire se ne Shqiperi? Une shume here!
Keshtu qe vendosa t'ju tregoj diten tone te plazhit sot (skemi ardhur akoma te darka) qe ata qe skane qene e duan te dijne ja ku i keni, edhe nga Parga qe ishim para 2 vitesh, dhe tani Sivota kjo eshte pak a shume tabloja e cmimeve ne nje vend te thjeshte pra ne breg te detit spo flasim per gjera luksoze as ne Shqiperi e as ketu.
Ne nje restorant te thjeshte ne breg te detit (ky qe shihni ne foto):
Peshk 20 € (nje lloj qe e kishin keta ne fakt dhe qe ishte i eger dhe shume i mire ????)
Sallate greke 9 €
Supe peshku 10 €
Birre 6 €
Midhje sote 18 €

Nje dreke per 2 persona & 1 femije shkoi ne total (2 birra + uje) = 75 €
10 € shezlloni
10 € kafet e mengjesit (2 frape, 2 uje, 1 leng Era)

Pra totali i nje dite plazhi normaleee eshte 95 €

Skemi arritur te darka por qe nje darke e thjeshte jashte shkon po kaq (60-70 € nje darke e lehte me pasta ????) beni totalin e dites pastaj bashke me hotelin (qe fillojne nga 80 €)
Keshtu qe ju qe thoni se ne Greqi eshte shumeee me lire se ne Shqiperi se di si i beni llogarite.
Sa here bej postime per Shqiperine fillojne shume debate dhe me vjen keq se ka shume njerez qe mendoj se ne fakt vendin tone se kane vizituar sa duhet dhe hedhin balte. Madje cuditem nga emigrantet qe akoma me pak e kane vizituar e shijuar qe flasin keq dhe keto opinone ia japin te huajve pa menduar pak me pergjegjsi se keshtu demtojne vendin e tyre. Sigurisht ne kemi shume te meta, sigurisht ka shume gjera qe duhen rregulluar, por kemi nje vend shume te bukur, infrastruktura eshte e permiresuar shume, hoteleria ka perparuar dhe eshte ne te njejtin nivel me vendet fqinje si Greqia dhe Italia (qe pavarsisht sa te meta kane skam pare ti bejne buje ne rrjete sociale!).
Keshtu qe po vendi jone mendoj une eshte me lire se Italia dhe Greqia (pra raporti cilesi/cmim)
A eshte me mire? Nuk e krahasojme dot sepse varet ku shkon!/Marrë nga instagrami i eridaskitchen