Na ndiqni edhe në

Udhëtim

Në Sotirë, në shtëpinë e një minoritari!

Në Sotirë, në shtëpinë e një minoritari!

Histori shqipërie nga Sotira. Dritare TV, ishte në shtëpinë e një minoritari, i cili tregon se në të gjithë fshatrat e Dropullit flitet greqisht. Ai tregon për kamerën e Dritare TV, se për shqiptarët banorët në Sotirë janë grekë, e për Greqinë, ata janë shqiptarë.

Gjuhën shqipe e mësuam në shkollë. Të vjetrit nuk dinin shqip. Motra ime, nëna ndërsa babi dinte pak. Këtu në Sotirë, por edhe në të gjithë fshatrat e Dropullit, flasin greqisht. Unë kam lindu në Sotirë. Shkollën e kam bërë në Gjirokastër.

-Me pensionin e Greqisë apo të Shqipërisë jetoni?

Nuk kam pension grek. Gredia e ndërpreu. Të dy jemi invalidë, edhe unë edhe gruaja. Ne nuk na sheh askush, as Greqia as Shqipëria. Këtu për shqiptarët jemi grekë, për Greqinë, jemi shqiptarë.

Shikoni videon e plotë në Dritare TV!/Dritare.net