Na ndiqni edhe në

Udhëtim

Blogeret e huaja të mrekulluara me Shqipërinë: Çfarë magjish fsheh ky vend!

Blogeret e huaja të mrekulluara me Shqipërinë: Çfarë

Nuk ka dyshime që këtë vit më shumë turistë të huaj kanë ardhur në Shqipëri, në krahasim me vitet që lamë pas. Kjo vihet re edhe në rrjete sociale, kryesisht në TikTok dhe Instagram. Janë blogeret e huaja që tregojnë vendin e tyre të preferuar të pushimeve, Shqipërinë. Një në tri postime në TikTok do të dalë padyshim një blogere e huaj që tregon si dhe sa i shkuan pushimet në vendin tonë.

Njëra nga ato është Domenique, një vajzë që ka shëtitur botën e vetme, por këtë herë ka zgjedhur Shqipërinë. Ajo thotë se Shqipëria është vendi me çmimet më të përballueshme në Evropë, ndërsa rendit edhe dy vendet e preferuara që i pëlqyen shumë gjatë shëtitjes; Shkodra dhe Himara.

Ajo tregon edhe dy sportet që e kënaqën pamasë dhe çmimet e tyre.

“Zipline 20 euro dhe një shëtitje me varkë që shkon 35-45 euro në varësi të vendit ku do të shkosh.”, shkruan Domenique në TikTok. Blogerja tregon edhe për ushqimet që hëngri dhe çmimet e tyre. “Unë hëngra shumë lirë në Shqipëri. Po ju jap disa shembuj: Një picë e madhe Margarita: 3:50 euro, dy lugë akullore 1 euro, byrek 70 vend dhe pasta 4 euro. Ndërsa për transportin nëse je vetëm lëviz me autobus, është më lirë. Për ju që jeni mbi 3 persona merrni makinë me qira. Kam dëgjuar që e japin një makinë me qira për 6 euro personi në ditë.”, thotë Domenique ndërsa u sugjeron ndjekësve të saj që të paktën një herë ta vizitojnë Shqipërinë dhe do të duan të rikthehen.

Blogeret e huaja të mrekulluara me Shqipërinë: Çfarë

Një vajzë tjetër që u mahnit kur pa Shqipërinë është edhe Katerina Rubina, e cila ka zgjedhur të vizitojë alpet tona, për të cilat thotë: “Harrojeni shprehjen, Shqipëria është Maldivet e reja. Shqipëria është Kanadaja e re. Shikojeni këtë pamje.”, thotë Kateria e mahnitur nga ajo që zbuloi, informon dritare.net

Në një tjetër video blogerja shprehet: "Unë nuk e prisja që Shqipëria të dukej si Zvicra, Kandaja, Dolomitet dhe Italia në të njëjtën kohë. Shqipëria është Zvicra e ee, Kandaja, Italia, por shumë më lirë.”

@katerubina Albania is a new Switzerland / Canada and Italy but much cheaper #albaniatravel #albania #travelwithme #albaniatrip #albanianalps ♬ original sound - ryan.

Therése Tee është një tjetër blogere që ka zgjedhur Shqipëria për të pushuar, por edhe për të festuar ditëlindjen e saj të 30-të. Vendi që ajo zgjodhi ishte Saranda. Në disa video tregon si i shkoi udhëtimi nga Tiranë në Sarandë me autobus, akomodimin në hotel, ushqimet e preferuara dhe vendet magjike buzë detit.

@therese.tee We spend our birthday at Lost Seaside in Saranda yesterday & it was truly magical. Highly recommend ☀️???????? #lostseaside #saranda #sarande #albania #beachclub #travel ♬ MOVE RMX - VINNY

Ndërsa blogerja Lauren Mackenzie u dha një përgjigje të bukur atyre që i thanë; "Mos shko në Shqipëri, është vend i pasigurt!" Ajo u tregoi çfarë vendi është Shqipëria, çfarë njerëzish dhe natyre ka në këtë vend të bekuar nga Perëndia.

Pastaj është edhe një vajzë tjetër, që po të hysh në profilin e saj do thuash është nga Shqipëria pasi janë me dhjetëra postime veç për Shqipërinë, gjiret e saj të mrekullueshme që më mirë po i tregojnë të huajt se ne që i kemi.

Blogeret e huaja të mrekulluara me Shqipërinë: Çfarë

Sara është një blogere nga Gjermania. Që në korrik nisi një tur nëpër Evropë dhe mes vendeve që vizitoi ishte dhe Jugu i Shqipërisë ku qëndroi shumë ditë. Sapo hyn në TikTok-un e saj të sheh syri veç pamjen blu në jeshile të gjireve tona dhe flamurin shqiptar kudo. Sara tregon vendet që vizitoi, nga shpellat e fshehta në gjiret e Vlorës, te hotelet më të bukura me pamje nga uji i kristaltë

“Shqipëria përfundimisht është nënvlerësuar, Unë jam e dashuruar me këtë natyrë të pabesueshme, me kaq shumë gjire të fshehta dhe shpella. Merrni një anije, vizitoni gjiret dhe shpellat. Më besoni që ia vlen!”, thotë Sarah.

Me kaq shumë postime nga të huajt në TikTok nuk ka dyshim që ata po e promovojnë shumë më mirë vendin tonë. Mbase kjo reklama antiturizëm që po qarkullon prej kohësh në rrjete sociale, nga agjencitë e udhëtimit, studio televizive po i bën shqiptarët të preferojnë vendet e huaja, në vend që të pushojnë në Shqipëri. Ndaj neve na duket sikur natyrës sonë vlerën po ia dinë veç të huajt që sa vjen edhe shtohen. Ne do ta kërkojmë atëherë kur të bëhemi si Santorini, Mikonosi, apo plazhet e Spanjës, që janë mbipopulluar nga turistët e huaj dhe qeveritë u kërkojnë vendaseve të rrinë në shtëpi, që të huajt të shijojnë plazhet e tyre./K.C/dritare.net