Na ndiqni edhe në

Udhëtim

BBC: Shqipëria, në Top Listën 2025, të vendeve që duhet të vizitohen!

BBC: Shqipëria, në Top Listën 2025, të vendeve që duhet

BBC ka përfshirë Shqipërinë, Puglia-n e Italisë, Bregun Alentejo-Portugali, Andermatt-Sedrun-Disentis-Zvicër, Cap dAntibes- Riviera Franceze, Sllovenia, Peloponez-Greqi, Paris-Francë, Bregdeti perëndimor i Suedisë.

Për Shqipërinë, në artikullin "9 destinacione evropiane për t'i vizituar në 2025-ën!", BBC shkruan:

"Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga destinacionet më të nënvlerësuara të Evropës, por kjo po ndryshon me shpejtësi. Falë kërkesave për viza dhe rrugëve të zgjeruara të fluturimeve ndërkombëtare, vendi po rritet me shpejtësi në radarin e udhëtimit. Në vitin 2024, Shqipëria mirëpriti, një rekord vizitorësh ndërkombëtarë, 11.7 milionë, një rritje e nxitur pjesërisht nga rritja globale e interesit për arratisjet në vendet më pak të njohura në Mesdhe, që do të thotë se tani është koha e duhur për të parë këtë vend të bukur përpara se të rezervohet.

"Shqipëria po fiton shpejt njohjen për përzierjen e saj të historisë, me bregdetin e paprekur dhe skenën në zhvillim të ushqimit e verës. Qyteti i Gjirokastrës i regjistruar në listën e UNESCO-s, plazhet e pacenuara të Rivierës Shqiptare dhe vreshtat e Beratit krijojnë një arratisje mesdhetare që është ende nën radar, por që po merr vrull me shpejtësi.”, thotë blogerja e udhëtimeve, Kimberly Denison.

Projektet e reja infrastrukturore po zbutin rrugëtimin. Shqipëria po investon gjithashtu në akomodime luksoze, duke përfshirë hotelin Green Coast pranë zonës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Butrintit, i cili do të ofrojë luks të pashembullt i vendosur mes shpellave detare. "Shqipëria është gati të bëhet një lojtare e madhe në udhëtimet luksoze.”, shton Denison.

Ndërsa zonat e nxehta si Ksamili po rriten në popullaritet, udhëtarët që shkojnë pak përtej turmave shpërblehen me ujëra të pastër bruz që rivalizojnë ishujt grekë. Në brendësi, peizazhet dramatike të Maleve të Nemuna tërheqin alpinistët dhe aventurierët, në veri të vendit. Akomodime elegante bregdetare si La Brisa Boutique Hotel në Dhërmi, ku ndodheni vetëm disa hapa nga rëra; ndërsa zhvillimet e mëdha si Marriott-i i ri në Marinën e Vlorës (që pritet të hapet në vitin 2028) sinjalizojnë se ky vend i ri mesdhetar nuk do të qëndrojë i qetë për shumë kohë.

Periudha më e mirë për ta vizituar Shqipërinë është vera, sa ende nuk është mbushur nga turma turistësh si Greqia. Moti i ngrohtë krijon kushte ideale për plazh, ecje dhe eksplorim.", shkruan BBC./K.C/dritare.net