
E thonë adhuruesit e udhëtimeve, Shqipëria destinacioni i parë evropian që duhet vizituar!
Dritare.net

Ka shumë mundësi që ju tashmë i dini të gjitha destinacionet evropiane ku mund të kaloni pushimet, vende si Parisi, Londra, Toskana, Barcelona dhe shumë të tjera. Ndoshta ju keni vizituar edhe disa prej tyre.
Por kontinenti evropian është plot me destinacione të tjera të mrekullueshme. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një arratisjenë plazh, në mal, një aventurë urbane, apo diçka të ndërthurur, këto vende të "fshehura" po kërkojnë të eksplorohen. Më e mira nga të gjitha, nuk do të rrethoheni nga një pafundësi turistësh.
Janë adhuruesit e udhëtimeve ata që ndajnë përvojat e tyre dhe që në vend të parë si xhevahirin evropian që duhet vizituar, kanë vënë Shqipërinë.
Dritare.net sjell për ju shkrimin nga Yahoo
Shqipëri
"Unë e dua Shqipërinë. Kam udhëtuar vetëm si femër, për tri javë dhe nuk kam pasur probleme. Ishte një nga vendet më të bukura dhe të paprekura që kam vizituar ndonjëherë, dhe më vjen keq të iki nga aty. Më pëlqen veçanërisht sa miqësorë janë njerëzit. Ata dalin në rrugë për të të ndihmuar dhe është kaq e bukur.-u/Ambry "Do të vizitoni plazhe po aq të bukura sa ato në Greqi, por mund t'i vizitoni për një të tretën e çmimit".-u/ABrotherAbroad


Riga, Letoni
"Është sekreti më i fshehur në Evropë".-u/Joll.
"Unë bëra një udhëtim të gjatë rreth Baltikut shtatorin e kaluar dhe Rīga ishte absolutisht vendi më i bukur që vizitova".-u/5440_or_fight

Lugina Ardèche , Francë
"Është një vend në jug të Francës, të cilin jo shumë e dinë. E vizitova për dy javë dhe përjetova eksperienca të paharrueshme. Gjithçka aty është mrekulli."-rachelsg1210

Istria, Croatia
"Ky gadishull kroat kufizohet me Italinë në veri të detit Adriatik. Nuk është aq dashuri sa Zagrebi, Dubrovniku apo Spliti, por padyshim ia vlen".

Malta
"Malta njihet nga evropianët, por është praktikisht e padëgjuar në mesin e amerikanëve, dhe është një vend fantastik për t’u vizituar. Është e lirë, mahnitëse, e bukur dhe ka mot perfekt gjatë gjithë vitit".-u/elijha

Orvieto, Italy
"Ndodhet në zonën Umbria dhe është ndërtuar mbi një shtuf gëlqeror. Sheshi aty, i ndërtuar në stilin gotik, është një nga më të bukurit në Itali, informon dritare.net. Ka një udhëtim nëntokësor, dhe ju mund të ngjiteni nga poshtë lart në një pus shumë të ftohtë, të thellë. Qyteti është një kënaqësi absolute".-christinam423fd8d61

Rumania
"Është veçanërisht e bukur në vjeshtë. Është shumë gri dhe me mjegull dhe mbush plotësisht stereotipin gotik, por në një mënyrë kaq të mrekullueshme. Mbetet e mahnitshme nëse doni të eksploroni vendet dhe monumentet e braktisura. Sigurisht,ka edhe kështjellën e Drakulës".-maysoonsheikh

Ghent, Belgjikë
"Në Belgjikë, Bruges është gjithmonë i mbushur me turistë. Shkoni në Ghent. Është kaq qytet i bukur dhe ka gjithçka që ju ta konsideroni qytetin e preferuar".-nikkim19.

Gjeorgjia
"Vendi është i pabesueshëm. Ka fusha, male, plazhe, ushqim të mahnitshëm por të lirë, transport të përballueshëm dhe hotele ku paguhet pak. Nuk është e mbipopulluar as nga turistët (të paktën ende jo) dhe ka një përzierje interesante të kulturës aziatike, lindore të mesme dhe ruse".

Utrecht,Holandë
"Ka një frymë tejet holandeze me kanale dhe shtëpi tipike të ngushta, nuk janë të gjithë turistët nga Amsterdami, por ka qindra benefite të tjera. Nga Utrecht e merrni trenin për kudo."

Bullgari
"Është një vend kaq i nënvlerësuar. Ka mal, qytet dhe det. Është vend i përballueshëm dhe i mrekullueshëm".

Aljezur, Portugali
"Unë mendoj se në përgjithësi, Portugalia është lënë në hije nga Spanja, Franca dhe Italia. Është e përballueshme, ofron ushqim të shkëlqyer, mot të këndshëm gjatë gjithë vitit dhe ka një bregdet të mahnitshëm. Aljezur është një qytet i vogël bregdetar midis Algarve dhe Alentejo që mishëron gjithçka që më pëlqen në qytetet e plazheve portugeze, mrekulli".

Minorca, Spanjë
"Nëse jeni duke menduar të shkoni në Mallorca, merrni në konsideratë që të udhëtoni drejt Minorca-s, një ishull spanjoll në Mesdhe. Është vërtet e bukur dhe shumë më i qetë."

Uells
"Uellsi krenohet me malet madhështore të Parkut Kombëtar Snowdonia në veri, shkëmbinjtë e thepisur bregdetarë të Pembrokeshire në perëndim dhe plazhet e bukura të Gower në jug."

Bergen, Norvegji
Norvegjia në tërësi është aq e bukur, e sigurt dhe e pastër. Norvegjezët janë kaq miqësorë, dhe çdo ndërtesë është thjesht e mrekullueshme. Qyteti i Bergenit në veçanti është thjesht një nga vendet e mia të preferuara në botë./M.M-dritare.net


















