Na ndiqni edhe në

Arkiv

Trukime futbolli, fiskale dhe elektorale

Trukime futbolli, fiskale dhe elektorale
Nga Mero Baze

Skandali i trukimeve që ka shpërthyer sot UEFA për klubin “Skëndrebu”, nuk duhet trajtuar vetëm si një skandal trukimesh në futboll, por dhe si një trukim fiskal i biznesmenëve të aksicës që shafqeshin në krah të Ministrit të Financave dhe trukim elektoral, ku influenca e arritjeve fallco në futboll, përkthehej në vota.

Skandali i trukimeve të kampionatit shqiptar në plot 41 raste, që UEFA ka publikuar, dëshmon se së paku tre drejtues të klubit të futbollit Skëndrebeu, përfshi dhe ish Ministrin e Financave, Ritvan Bode, kanë qenë aktiv në këtë proces.

Tani unë e besoj që Ritvan Bodja nuk ka marrë pare nga trukimi i ndeshjeve me Skëndrbeun. Ai ishte Ministër Financash, dhe kishte miljona mundësi të pasurohej. Njerëzit e tij të afërt vërtiteshin nga lojrat e fatit në sistemin doganor dhe tatimor, herë si komandant, e herë si komisarë, por gjithnjë si grabitqarë.

Bode nuk ka pas nevojë të merrte asnjë lek nga Skënderebu, biles kam frikë, se ka pasur bezdi të shikonte dhe ndeshjet e tij. Por në vitin 2008, një grup biznesmenësh nga Tirana, të afërt me të, dhe disa gazetarë, mes të cilëve shquante Fevziu, vendosën të fuqizojnë politikisht klubin “Skënderebu”, me një plan të qart biznesi. Grupi i biznesmenëve opron në tregëtin e mallrave me akcizë në Shqipëri, si pije dhe kafe dhe Minisitri i Financave e kishte Korcën, zonëne e tij elektrale. Ringritja e Skëndrebut ishte një shans elektoral dhe një meritë që i dha vota në Korcë edhe Ritvan Bodes. Kështu që korporata filloi të funksionoj me një plan të qart biznesi.

Cdo ditë të diel një biznesmen me puro, një president me koncesione dhe Ministri i Financave, shfaqeshin në çdo tribunë bashkë, dhe pas kësaj sistemi fiskal funskiononte për ta, si “miqtë e ministrit”. Po politikisht, Bode, sic thotë dhe raporti i UEFA, masakronte biznesmenët e tjerë që kishin klube futbolli, sic ishte rasti i Dinamos, presidentit të të cilit i prenë një herë një gjobë 11 milion euro për kazinon, pastaj ja bënë 2 milionë, pasi këta biznesmenët rrotul Ritvanit, ndërhynë “t’ia zbusnin” me kushte që Dinamo ti hapte rrugë Skënderbeut. Dhe ashtu ndodhi.

Me këtë sistem gjobash financiare dhe politike, Skënderbeu çau rrugën për tu bërë kampion i Shqipërisë, biznesmenët çanë rrugën për tu bërë kampion të evazionit ⌀⌅skal, dhe Bode çau rrugën për ta kthyer zonën e Korcës me PD, edhe për shkak të Skëndrebut. Tani kjo prokurori që kemi ne, nuk e kap dot Ritvan Boden, as për sekserin e tij të lojrave të fatit, as për evazionet e kafes dhe pijeve me akcizë që fusin e nxjerrin nga vendi ish miqtë e tij. Tani është kapur për një gjë që s’ka fituar lek.

Është kapur duke përdorur shtetin kundër futbollit, për nevoja elektorale. Është kapur duke vjedhur vota më qartë. Pra jemi para një krimi trefish, një krimi që ka të bëj me trukimin e futbollit, trukimin e akcizave dhe trukimin elektoral. Prokuroria jonë duhet ta shikoj atë jo vetëm si trukim futbolli, por dhe si histori pasurimi biznesmenësh të lidhur me ish Ministrin e Financave dhe si krim elektoral.

Duhet parë si krim i organizuar ku futbolli është përdorur për të krijuar një aleancë mafioze, mes politikës, krimit dhe sportit. Legjenda e futbollit gjerman Bekenbauer, po shkon para drejtësisë për një të mijtën e këtyre lidhjeve, dhe askush nuk po e mëshiron. Këtu këtë bandë deri tani po e mëshiron Federata e Futbollit, e cila për fatin e keq të vendit tonë, është pjesë e kësaj historie . Dhe natyrisht po shkëlqen me heshtjen e saj prokuroria. Si gjithnjë!