

Disa vite më parë banorë të Semanit dhe Topojës kanë ngritur shqetësimin se kjo lloj bime po grabitej masivisht nga pylli i Semanit, duke rrezikuar edhe zhdukjen totale të saj, ndërkohë që askush nuk kishte marrë masa.
Edhe sot, pas disa viteve duket se gjatë periudhës dhjetor-janar, periudhë në të cilën kultivohet kjo bimë, sërish persona të maskuar si gjahtarë shpendësh apo kafshësh, shkojnë për ta mbledhur atë. Banorë të Topojës, jashtë kamerës, pohojnë se e njohin rëndësinë e kësaj bime dhe se shpesh herë kanë parë persona të organizuar të cilët mbledhin bimën e Tartufit për ta tregtuar atë ndaj grumbulluesve të veçantë, të cilët më pas e tregtojnë jashtë vendit.
Ndërkohë inxhinieri i pyjores pranë kësaj drejtorie në Fier, Genci Pine në një intervistë për News 24 ka shpjeguar se çfarë është në të vërtet kjo bimë, ndërsa ka theksuar se disa vite më parë u ndaluan disa persona të cilët mblidhnin këtë bimë.
Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër. Zakonisht ai rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjedhe, as degë. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera./balkanweb
[ot-video][/ot-video]

















