Shumë gjëra kanē ndryshuar në këto vite por, mënyra e të ushqyerit të fëmijës vazhdon të jetë e pandryshueshme. Edhe sot si gjithnjë vazhdojnë ti ushqejnë fëmijët pa i përfillur. Prindërit dhe gjyshërit e kanë të vështirë të durojnë deri sa fëmija të mund ta njohë ushqimin e ri dhe të mësohet me të.
Ushqyerja e fëmijës është më shumë një akt i dhunshëm.
Prindërit, gjyshërit, por edhe edukatorët e ushqejnë fëmijën duke e vendosur në një pozicion që fëmija e ka të pamund të lëvizë deri sa të mbarojë rracionin, që të rriturit kanë në kokën e tyre. Kjo mënyrë është kthyer në një sjellje që tashmë është rrënjosur në pavetëdijen tone dhe është e pamundur të shpëtojmë. Asnjë prindi pa le gjyshërit, nuk e besojnë dot se fëmija vjen në këtë botë me dijen se duhet të ushqehet. Duke e pare të vogël dhe që nuk ka mundësi të dijë ata e ushqejnë pa e përfillur si njeri. Aq më tepër që e konsiderojnë ushqyerjen si një punë që duhet mbaruar dhe jo si një proces i tërë psiqik që është i lidhur me të mësuarën dhe njohjen që nga vetja e deri te universi.
Prindër, gjyshër dhe edukatorë mos ushqeni me zor fëmijën, lëreni të vendosë vetë se sa duhet tëhajë dhe dalë nga dalë do ta hajë edhe tasin që ju keni në mëndje, por është e pamundur ta hajë që ditën e parë. Kujdes, mos i gjymtoni fëmijët te ushqimi pasi ushqyerja është në bazë të eksiztencës dhe te mësuarit nëse jeta është gëzim, kënaqësi apo stërmundim./ dritare.net