Kryeministria në flakë/ Protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe molotov
E Diel 22 Mars 2026, 19:07
Dritare.net

Kanë nisur hedhjet e molotovëve dhe lëndëve piroteknike drejt godinës së Kryeministrisë. Me dhjetëra fishekzjarrë u hodhën në drejtim të godinës, ndërsa policia u kundërpërgjigj me hedhje uji nga të dyja anët dhe gaz lotsjellës.
Për shkak të përplasjeve, disa protestues u shpërndanë, ndërsa edhe Berisha u largua me ndihmën e truprojeve të tij.
Kreu i PD u mbrojt me çadra, ndërsa demokratët u ndanë në dy kampe në Bulevard./K.C/dritare.net