
Skandal në Rumani - Kosovë, tifozët thirrje raciste kundër shqiptarëve! UEFA ndërpret ndeshjen
E Martë 12 Shtator 2023, 21:09
Dritare.net
Rumania dhe Kosova nisën në 20:45 ndeshjen e grupit I kualifikues të Euro 2024. Në stadiumin kombëtar në Bukuresht, takimi u luajt vetëm 18 minuta.
Tifozët rumunë nuk u ndalën me thirrjet e tyre raciste ndaj Kosovës dhe është shpalosur një pankartë ‘Kosova është Serbi’.
Kaq ka mjaftuar që futbollistët e Kosovës të dilnin nga fusha dhe të braktisnin lojën pas fërshëllimës së arbitrit. Situata në stadium ishte e tensionuar, madje në fushë kishte edhe flakadanë dhe arbitri vendosi të ndërpresë ndeshjen. Kosova nuk pranon që ndeshja të luhet në të tilla kushte.
Delegatët e UEFA-s dhe përfaqësues nga dy skuadrat ende nuk e kanë marrë një vendim nëse ndeshja do vijojë./K.C/dritare.net

















