
Rubiales dëshmon në gjykatë pas puthjes në buzë me futbollisten!
Dritare.net

Kreu i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales pritet të dëshmojë para gjykatës spanjolle për puthjen që i dha Jennifer Hermoso në finalen e Kupës së Botës për femra.
Kjo vjen pasi Gjykata Kombëtare e Spanjës pranoi një ankesë nga prokurorët spanjollë kundër Rubiales.
Në një deklaratë për shtyp, gjyqtari Luis Francisco de Jorge tha: “Është rënë dakord që dëshmia të dëgjohet, në kuadrin e të qenit i dyshuar, me asistencë ligjore, më 15 shtator në orën 12:00”.
Kujtojmë se pas disa javësh kritikash në Spanjë, Rubiales dha dorëheqjen nga posti i tij si president i RFEF të dielën.
Ai ka kërkoi më parë falje për puthjen e Hermosos dhe e përshkroi atë si "të ndërsjellë".
Pranimi i ankesës së prokurorit këtë javë është pjesë e procesit ligjor spanjoll, i cili lejoi gjykatën të fillojë mbledhjen e provave, duke përfshirë dëshminë e pritshme të së premtes. Ky proces përfshin gjithashtu kërkimin e videove të puthjes nga media të ndryshme, si dhe pamjet e ceremonisë së medaljes së Kupës së Botës për femra të Spanjës dhe festimeve në dhomat e zhveshjes, tha një zëdhënës i gjykatës për CNN./M.K-dritare.net

















