
Spanjë-Shqipëri, ja historiku i përballjeve!
E Premte 6 Tetor 2017, 18:06
Dritare.net

Sfida e sotme nuk do të jetë aspak e lehtë për tanët, kjo pasi Spanja prej 14 vitesh nuk ka pësuar asnjë humbje në fushën e vet, dhe do të duhej një mrekulli që të jetë Shqipëria sonte, ajo që do ta thyejë këtë “tabu”.
Për herë të parë, Shqipëria është përballur me Spanjën me 3 dhjetor 1986 në ndeshjen e vlefshme për Evropianin, dhe Shqipëria u mposht me rezultatin 1-2.
Me 18 nëntor 1987, përsëri Shqipëria pësoi humbje me rezultatin 5-0.
9-0 është mundur Shqipëria nga Spanja me 19 dhjetor 1990.
Me 22 prill 1992, Spanja fitoi me rezultatin 3-0.
22 shtator 1993 Shqipëria u mund me rezultatin 1-5.
Përballja e fundit ka qenë në 2006, ku Shqipëria u mund me rezultatin 0:2./I.M-Dritare.net

















