Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si të vendosni kabinë dushi, në banjon tuaj të vogël

Si të vendosni kabinë dushi, në banjon tuaj të vogël
Kabina e dushit është një element shumë i nevojshëm për banjon e gjithsecilit. Por, çfarë ndodh kur hapësira që kemi është e vogël dhe nuk kemi ku e vendosim? Ndaj disa mjaftohen thjesht me vendosjen e një perde.

Kësaj radhe Dritare.net iu tregon disa ide sesi ju mund të instaloni një kabinë në banjon tuaj, pa qenë nevoja ta zgjeroni atë.

Ju mund ta vendosni në cep të dhomës, ose me një bllokim në mur. Edhe pse shumica e njerëzve, preferojnë ta vendosin në qoshe.

Një tjetër mënyrë është ta vendosni ngjitur me murin më të shkurtër, si në foton e mëposhtme.

Duke kombinuar edhe pllakat e dyshemesë, ju jepni idenë se banjo juaj është e madhe. Për kabinën tuaj, zgjidhni xhamin transparent, me qëllim që të krijohet përshtypja e hapësirës së zgjeruar.

Për më shumë, shihni galerinë e mëposhtme dhe mos ia mohoni vetes kënaqësinë e të pasurit një kabinë dushi. Pasi ku ka më mirë se një dush i ngrohtë, për të larguar gjithë shqetësimet e ditës./a.f./Dritare.net