Por nëse bëni disa ushtrime të caktuara, në mënyrë sistematike, shpejt do të ndjeheni në formë.
Ka disa lloj ushtrimesh, që mund të kenë ndikim të madh në reduktimin e dhimbjeve të shpinës, nëse ato bëhen në mënyrën e duhur.
Nëse keni probleme me dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës, duhet t’i provoni këto ushtrime:
Shtrirja e këmbëve
Shtrihuni në tokë me shpinë dhe përpiquni t’i shtrini këmbët lart sa më shumë që të jetë e mundur. Mirëpo, kujdesuni të mos e teproni. Rrini më këtë pozicion nga 3 deri në 5 minuta, e më pas, me ngadalë, shtrijini këmbët përsëri në tokë.

Me kokë teposhtë
Kjo është një ndër pozicionet më të favorshme për pjesën e poshtme të shpinës tuaj.

Ura
Ky lloj ushtrimi ju jep relaksim të thellë tek muskujt në pjesën e fundme të shpinës. Fillimisht shtrihuni tërësisht në tokë e me ngadalë, ngrini pjesën e barkut për të formuar urën. Rrini ashtu për disa momente, e pastaj me kujdes e ngadalë kthehuni sërish në tokë dhe pushoni.

Kredhja
Shtrihuni në tokë dhe me sa forcë të keni, kthejeni shpinën tuaj në drejtim të kokë. Më pas provoni që t’i ngrini këmbët lart. Rrini ashtu për disa minuta./dritare.net/
