Shqiptarja e abuzuar që 12-vjeçe: Seks e kokainë me biznesmenin grek
Dritare.net
Ajo jetonte me nënën dhe motrën 20 vjeçare, ndërsa një motër tjetër nuk e kishte njohur. Babai ishte i ndarë dhe jetonte vetëm. Kur nisi problemet në familje ajo vendosi të shkonte të jetonte me të atin, por ashtu si tregon vetë vajza kushtet ishte të papranueshme, ai nuk kishte para dhe vinte cdo natë i dehur.
Kur dëgjoi se në kushte të tilla, pasi ishte fëmijë, atë mund ta dërgonin në institucionet sociale për ta mbajtur, vendosi të ikte nga i ati. Kështu u larguar, por këtu jeta e saj mori tjetër drejtim. Në dosjen e Gjykatës janë 20 persona që akuzohen për rrëmbim të fëmijëve, prostitucion me të mitur dhe posedim droge. Vajza ka qenë e vetme kur iu drjetua policisë me një rrëfim që tronditi ata që e dëgjuan, aq më tepër edhe nga personat që ajo nisi të përmendte si klientët të saj, mes të cilëve edhe një i njohur në fushën e farmaceutikës.
“U takuam me këtë biznesmenin në një klub nate shumë të njohur në Poseidon. Ai më mori me një makinë shumë të mirë e më çoi në shtëpinë e tij. Hyri në xhakuzi, mori përpara një pjatë me kokainë. Herën e parë që bëmë seks ai më dha 900 Euro” thotë vajza. Sipas saj, biznesmeni i kishte thënë se nëse do rrinte gjatë me të, do t’i vinte 50100 mijë euro në llogari bankare. “Ndërkohë vuri një këngë që fliste për spartanët dhe më tha se ne jemi spartanë”, tregon më tej ajo.