
Shqiptari me fat, bëhet trashëgimtar i firmës së njohur zvicerane
Dritare.net

Mark Gjoni në vitin 1987 shkoi në Amrisëil të Kantonit Thurgau të Zvicrës, ku u rrit dhe u shkollua e më pas mësoi zanatin e bojaxhiut.
Në 2004 ai u zhvendos në Kaltbrunn, ku filloi punë si punëtor në kompaninë “Malergeschäft Kuster”.
Pas 5 vjetësh, drejtuesi i kompanisë vdiq dhe gruaja e tij vendosi që firmën t’ia linte trashëgim shqiptarit nga Gjakova.
“Nuk isha i përgatitur për biznes, gjithçka ndodhi për 2 javë. Firma ekziston për 80 vite kështu që i bie që unë të jem gjenerata e tretë. Është dashur të tregoj veten se mundem, duke bërë politikë të biznesit për të ruajtur klientelën zvicerane,” thotë Mark Gjoni.
Ai nuk e mohon se emri zviceran i firmës i ka ndihmuar në fillim të ecë në biznes, por më vonë ishte zbuluar që firmën e drejtonte një shqiptar. Madje ai thotë se nuk ka ndërmend ta ndryshojë emrin e kompanisë.
Firma “Kuster” identifikohet me familjen Kuster e cila e kishte trashëguar atë brez pas brezi./L.P./Dritare.net

















