Puthje të papritura për Shën Valentin në Përputhen!
Sunday 14 February 2021, 22:10
Dritare.net

Ndërsa po prisnim debatin, siç jemi mësuar zakonisht Jasmina e cila ka pak ditë që është futur në Përputhen, ndryshoi rrjedhën e gjërave. Para përballjes me Mevlanin ajo u ngrit dhe puthi në buzë Andin, me të cilin pati një takim javën e shkuar. Puthja e saj e kapi Andin të papërgatitur, i cili për disa çaste nuk foli, ndërsa të gjithë në studio u habitën. Megjithëse gjatë një takimi që Andi pati me Antonelën javën e shkuar, Jasmina u shpreh mjaft e zhgënjyer nga ai. Por sot në ditën e dashurisë, siç duket në Përputhen kanë nisur të ndjehen fluturat në stomak./L.F-dritare.net
View this post on Instagram