Na ndiqni edhe në

Bota

Fund i botës s’ka qenë më afër se tani. Kim Kardashian lektore në Harvard!

Fund i botës s’ka qenë më afër se tani. Kim Kardashian

Nga Calabasas në Kembrixh, biznesi dinamik i Kim Kardashian në linjën e veshjeve SKIMS vazhdon të tërheqë vëmendje dhe lëvdata anekënd botës.

Kim Kardashian, 42 vjeçe së fundmi ishte e ftuar si lektore në shkollën prestigjioze të Biznesit të Harvardit së bashku me bashkëthemeluesin e SKIMS, Jens Grede, për të diskutuar suksesin e madh që kompania ka korrur që kur doli në treg në qershor të vitit 2019.

Sipërmarrësja dhe nëna e katër fëmijëve, e cila aktualisht po studion për t'u bërë juriste, shkroi në rrjetet sociale: "Fola në Shkollën e Biznesit të Harvardit në klasën “HBS Moving Beyond DTC”. Detyra e klasës ishte të mësonte për @skims, kështu që unë dhe ortaku im, Jens folëm për marketingun tonë, sfidat tona dhe fitoret tona më të mëdha. Jam shumë krenare për Skims dhe mendimi se është një kurs që studiohet në Harvard është thjesht çmenduri!!! Faleminderit profesor Len Schlesinger dhe @harvardhbs që a ftuat #BucketListDream."

Pas këtij lajmi përdoruesit e Twitter kryqëzuan menjëherë shkollën prestigjioze, duke pyetur pse ylli i shoubizit duhet të lavdërohej në HBS.

“Është çmenduri”, shkroi një përdorues. Harvardi duhet të ketë turp për veten."

Ndërsa një komentues tjetër shkroi: Prestigji i Harvardit është zhdukur në mendjen time. Nuk ia vlen as një studim rasti që është, por ju nuk do ta dini ndryshimin." Shumë të tjerë kanë vijuar komentet negative, madje duke e quajtur këtë fundin e botës. Siç kanë ardhur kohërat asgjë nuk përbën më çudi./ J.H/dritare.net