
Familja mbretërore do të shtohet. Princesha Eugenie sërish shtatzënë!
Dritare.net
Princesha Eugenie, mbesa e mbretit, është në pritje të fëmijës së saj të dytë, ka konfirmuar Buckingham Palace.
Foshnja mbretërore do të jetë e 13-ta në radhën e fronit britanik dhe do të jetë një zonjushë ose mjeshtër i thjeshtë.
Eugenie u martua me Jack Brooksbank në 2018 dhe djali i tyre, August Philip Hawke Brooksbank, lindi në shkurt 2021.
“Familja është e kënaqur dhe Augusti mezi pret të bëhet një vëlla i madh”, tha Buckingham Palace.
Eugenie, 32 vjeç, është vajza e Princit Andrew dhe Sarës, Dukeshës së York-ut, dhe mbesa e mbretëreshës së ndjerë.
“Ne jemi shumë të emocionuar të ndajmë lajmin se këtë verë se familja jonë do të shtohet”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram.
Lajmi vjen pas një periudhe të vështirë për familjen mbretërore pas publikimit të kujtimeve të Dukës së Sussex-it, në librin e tij Spare./L.F-dritare.net

















