Na ndiqni edhe në

Shqip

Si u kompozua muzika e dokumentarit “Në besë të shqiptarëve”, në studion më të famshme në Los Angelos!

Si u kompozua muzika e dokumentarit “Në besë të

Kompozitori i dokumentarit “Në besë të shqiptarëve”, prodhim i DritareTv, është artisti që ka kompozuar muzikën e shumë filmave dhe shfaqjeve që kanë marrë çmime ndërkombëtare. Ai është artisti turk Oguz Can Ozcanli. Kompozitori erdhi sot në DritareTV, në një intervistë ku foli për njohjen me kompozitorin Aldo Shllaku dhe violinisten shqiptare, Ina Veli, bashke me të cilët prodhuan muzikën e një dokumentari të jashtëzakonshëm, që tregon se si i shpëtuan shqiptarët 30 infermierët amerikanë, avioni i të cilëve u rrëzua në Belsh në 1943-shin. Kompozitori turk thotë se është një histori e jashtëzakonshme për t’u bërë film në Netflix.

"Si u kompozua muzika e dokumentarit “Në Besë të Shqiptarëve”!

Sa i takon dokumentarit “Në e besë te shqiptarëve”, Aldo Shllaku më tregoi së pari historinë e këtij dokumentari, më tregoi për dhembshurinë dhe guximin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve që vihen në dukje në këtë dokumentar. Dhe për vetësakrifikimin e popullit shqiptar i cili rrezikoi gjithçka për të mbrojtur amerikanët. Kështu që kjo histori me të vërtetë më impresionoi dhe kur ai më pyeti nëse unë isha interesuar të shkruaja muzikën për këtë dokumentar, isha tejet i emocionuar. Edhe për faktin se Aldo do të ishte producenti dhe ai do të mbikëqyrte gjithçka.
Së bashku me Aldon ne vendosëm që të bashkëpunonim me Ina Velin, violinisten shqiptare. Orkestrimin e muzikës vendosëm ta bëjmë me violinë. Pasi lexova për fabulën e dokumentarit, në ditët e para u përpoqa të ndjeja emocionet e kësaj historie dhe muzika e parë që shkrova ishte pasi u zgjova me një muzikë në kokën time, dhe nisa të kompozoj tingujt e parë të këtij dokumentari në një kohë shumë të shkurtër. Sepse në muzikën e filmit, roli i kompozitorit është të ndjejë emocionet e filmit dhe kështu muzika do të jetë shumë e natyrshme. Por në thelb gjithçka ka të bëjë me historinë dhe historia e këtij dokumentari ishte shumë prekëse. Nuk ishte aspak e vështirë, madje ishte shumë e lehtë të krijonim muzikë për këtë dokumentar sepse u përfshiva shumë në këtë histori. Sigurisht ndoqa të gjitha këshillat që muzika të mos e pushtonte dokumentarin, por ta shoqëronte atë.



Si u regjistrua muzika e dokumentarit “Në besë të shqiptarëve”!

Të gjithë muzikën ne e regjistruam në studion e regjistrimit të Aldo Shllakut. Ai ka një studio shumë inovatore. Në studio punuam edhe me Ina Velin, për të regjistruar muzikën e violinës. Unë përgatita regjistrimin e orkestrës në kompjuter pastaj shtuam muzikën e volinës së Inës dhe Williamit i cili regjistroi instrumentet frymorë. Muzika e gjitha ka shumë tinguj të instrumenteve që u luajtën live. Ne kishim një zë në kokë kur shkruam muzikën që i përshtatej historisë, kështu që i dhamë shumë rëndësi cilësisë së regjistrimit të zërave. Sepse kur regjistron duhet të kesh shumë pajisje cilësore, si mikrofonë si dhe pajisje të tjera. Ndaj ishte puna e një ekipi të tërë dhe cilësisë së mirë të zërit. Sigurisht melodia është një punë e madhe e kompozimit por e gjithë muzika duhet të përputhet me cilësinë e dokumentarit.", tregon kompozitori në një intervistë në DritareTV./K.C/dritare.net