Na ndiqni edhe në

Shqip

Si sot 27 vjet më parë u çlirua Kosova! Çfarë nuk u tha kurrë! Flet Dilaver Goxhaj!

Si sot 27 vjet më parë u çlirua Kosova! Çfarë nuk u

Në përvjetorin e 10 qershorit 1999, Ditës së Çlirimit të Kosovës, gazetarja Rudina Xhunga solli në ekranin e DritareTV një dëshmitar të orëve të para, të asaj dite historike, ish-kolonelin Dilaver Goxhaj, një nga figurat kyçe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Goxhaj rrëfeu për publikun shqiptar çastet vendimtare të kapitullimit të Serbisë dhe bashkëpunimit me NATO-n. Ai kujtoi se marrëveshja për tërheqjen e forcave serbe ishte firmosur mes NATO-s dhe përfaqësuesve të Serbisë, pa praninë e Kosovës dhe UÇK-së.

“Më 10 qershor 1999 unë isha në shtabin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në fshatin Katund i Ri në Drenicën e Poshtme. Në datën 9 qershor u nënshkrua marrëveshja midis Serbisë dhe NATO-s, ku Shqipëria nuk ishte, Kosova nuk ishte, UÇK-ja duhet të ishte prezente. Nuk ishte prezentë sepse amerikanët kërkonin që atje të ishte shefi i shtabit ose më saktë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës de facto që kishte drejtuar luftën dy vjet dhe ai ishte Bislim Zyrapi. Thaçi donte të ishte në atë mbledhje, por nuk pranonin amerikanët. Thaçi ishte drejtori i drejtorisë politike të Ushtrisë Shqiptare të Kosovës për arsye sepse Ushtria Shqiptare e Kosovës është një ushtri dhe organizatë politike dhe ushtarake. Amerikanët thoshin që nuk duhet të jenë në mbledhje ata që kanë drejtuar politikisht, por ata që kanë drejtuar luftën, që kanë bashkëvepruar me NATO-n.", shpjegoi Goxhaj.

Ai përmendi edhe mungesën e oficerëve amerikanë në shtabin e përgjithshëm, duke e konsideruar një gabim me pasoja: “Neve në shtabin e përgjithshëm nuk kishim oficerë amerikanë, vetëm francezë. Kjo kishte pasoja të rënda. Kur mua më kërkuan amerikanët në telefon më thanë: "Duam të vijmë në Shtabin e Përgjithshëm dhe unë atëherë kisha në shtab përgjithshëm kisha eprorë dy veta Agim Çekun dhe Kadri Veselin. Ata më thanë që t’u them oficerëve amerikanë që të mos vinin sepse nuk u siguronim dot jetën. Asokohe në shtabin tonë ishin vetëm oficerët franceze, me të cilët punonin Çeku dhe Veseli.”

Kur Serbia firmosi kapitullimin, në shtabin e përgjithshëm shpërtheu një entuziazëm i papërshkrueshëm. Goxhaj shtoi se në atë moment u dha urdhri për ndalimin e luftimeve dhe për mbajtjen nën kontroll të tërheqjes së forcave serbe.

"Ndërkohë ne prisnim nga sekonda në sekonda çfarë do të ndodhte në Kumanovë. Kur u njoftuam që Serbia e pranoi kapitullimin dhe e nënshkroi marrëveshjen, shpërtheu një entuziazëm që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Ku ka gëzim më të madh se çlirimi i Atdheut, u fitua lufta. Ishin vrarë me mijëra njerëz përveç që ishin djegur 50% e fshatrave të Kosovës. Ne ndodheshim në shtabin e përgjithshëm atë ditë dhe lëshuam urdhrin që të ndalohen luftimet, të mbahet nën kontroll tërheqja e forcave serbe. Atë ditë që u firmos kalitullimi i Serbisë në Shtab ishin të gjithë këta që janë sot politikanë, Veseli, Çeku, Thaçi ishte në Bruksel, kishte ikur që më 10 maj. Ai qëndronte në Bruksel. Bile atë ditë që neve u fut NATO-ja në luftë, nga Brukseli na morën në telefon që do fillonte aviacioni.”, thotë Goxhaj.

Në fund të intervistës, koloneli Goxhaj shprehu një shqetësim të thellë për mënyrën se si është trajtuar kjo datë në historinë zyrtare të Kosovës:

“Po të shohësh sot se cilat janë festat zyrtare të Kosovës, nuk figuron 10 Qershori si dita e çlirimit. Nuk ka qenë asnjëherë. E keqja është se festohej data 12 dhe 13 qershor në fillim, atëherë kur erdhi NATO-ja. Forcat e këmbësorisë së NATO-s erdhën kur ne e patëm çliruar Kosovën. Mirëpo si mund të shpallet pavarësia kur ti nuk je çliruar? Dhe kanë vënë datë pavarësie ditën që është lexuar akti i pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008. Ky është mendim i gabuar.”, thotë Goxhaj/K.C/dritare.net