
Si sillet në zyrë Sali Berisha! Flet anëtarja e kryesisë së PD-së!
Dritare.net
Jola Hysaj, anëtare e Kryesisë dhe sekretare për marrëdhëniet me publikun në PD erdhi sot në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv për të folur për punën e saj, përfshirjen në politikë dhe si po përgatitet PD-ja për zgjedhjet e 11 majit. Ndërsa tregon se si hyri në PD dhe si u bë sekretare për marrëdhëniet me publikun, zonja Hysaj tregon edhe marrëdhëniet që ka ajo me kreun e partisë Sali Berishën.
“Unë kam pasur fatin e mirë që kam lindur brenda PD-së për shkak të angazhimit shumëvjeçar të nënës sime, e cila ka qenë kryetare e gruas mbi 3 mandate dhe gruaja e parë që ka mbarur fjalim në Shijak krah Azem Hajdarit dhe Berishës, në vitet 1990-1992.
Duke u rritur brenda strukturave ishte e pamundur për mua të hesht. Nga anëtare e thjeshtë u bëra sekretare për marrëdhëniet me publikun. Është hera ime e parë që kandidoj në një qark kaq të madh sa Durrësi. Unë ndihem mirënjohëse ndaj zotit Berisha sepse në ecurinë time politike kontributet janë vlerësuar aq sa duhet. Fakti që ty të jepet një shans, siç m’u dha mua për të kandiduar në sekretariatin për marrëdhëniet me publikun në një garë të pastër, të bën të ndihesh e vlerësuar. Komunikimi im me doktor Berishën është i drejtpërdrejt dhe i sinqertë. Ka momente kur unë i futem në zyrë Berishës edhe i them: “A je gati të të them tri të vërteta?” Unë e kam këtë komunikim, sepse në natyrë e kem më të kollajtë të përplas të vërtetën sesa t’i bie nga Kina. Berisha i dëgjon të vërtetat e mia në formë direkte. Edhe kështu e ka më të thjeshtë për të gjetur një zgjidhje. Unë jam ndier shumë e vlerësuar, kur kam thënë të vërtetat siç janë, të cilat më pas edhe janë evidentuar si të tilla. Shkalla e reciprocitetit ka qenë dhe është e ndërsjellë. Sali Berisha dëgjon, ndryshe nga çfarë thuhet. Kjo më bën të jem më shumë aktive dhe më shumë e detyruar për të dhënë maksimumin në PD.”, tregon zonja Hysaj në DritareTV./K.C/dritare.net

















