
Bashkim Shehu i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, tregon se si e njeh kryeministrin Rama dhe pse se nuk ka më kontakte me politikanët shqiptarë.
“Unë jam i majtë. Por jo i majtë si Partia Socialiste. PS-ja nuk ka asgjë të majtë. Ajo është një parti neoliberale si të gjithë të tjerat. Nuk ka shumë ndryshim nga PD, në këtë drejtim. Ndërsa socialdemokracia skandinave është komplet tjetër gjë.
Unë i kam njohur nga afër Berishën dhe Ramën. Më shumë Ramën. Me vitet Rama ka ndryshuar sepse pushteti të ndryshon. Por u bë kohë që nuk e kam takuar. Ndërsa Berishën e kam takuar në 1991 kur dola nga burgu, kur ishte lideri i opozitës. Nuk e kam takuar më dhe nuk kam pasur marrëdhënie”, tha zoti Shehu në Dritare TV./dritare.net

















