Na ndiqni edhe në

Shqip

Shkrimtari Lis Bukuroca: Emigrimi të traumatizon!

Shkrimtari Lis Bukuroca: Emigrimi të traumatizon!

Shkrimtari nga Presheva, Lis Bukuroca ishte i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV ku foli për një plagë të shoqërisë shqiptare siç është emigrimi.

Bukuroca thotë që të gjithë emigrantët janë të traumatizuar në mungesë të dashurisë dhe mënyrës së familjes.

“Emigrimi të traumatizon. Ne të gjithë jemi të traumatizuar. Asimilimi nis psikologjiskëshit aty ku ne fillojmë të mendojmë si gjermanët apo të bëhemi të përpiktë si ata. Ai kontrolli social të përjashton nëse nuk i përmbahesh disa rregullave. Ne jemi rritur me familje të mëdha me familje me kushërinj. Në emigrim nuk e kemi asnjeri dhe kur na vjen dikush për vizitë e kuptojmë që jemi zhytur keq, sepse nuk kemi kohë. Bëhesh si gjermanët që nuk i pranojnë çdo person në shtëpi konsiderojnë shtëpinë sferë private, takohen vetëm jashtë. Jemi të traumatizuar pasi nuk është gjithçka vetëm paraja. Paraja e as shëndeti nuk janë ato që na bëjnë të lumtur. Gjermani thotë që në jetë duhet të dashurosh. Duhet ta kemi afër në një njeri që e duam.”-tha shkrimtari në DritareTV/E.P/dritare.net