Na ndiqni edhe në

Shqip

Shqiptarja nga SHBA: Më mungon shumë Tirana. E kam gëzuar kohën kur u rregullua Pazari i Ri!

Shqiptarja nga SHBA: Më mungon shumë Tirana. E kam gëzuar

Në “Shqip” me Rudina Xhungën, mbrëmjen e sotme e ftuar ishte një shqiptare tjetër e jashtëzakonshme.

Besnike Zelka, koleksioniste e cila sot jeton në SHBA ka ndarë historinë e saj të veçantë në Dritare TV ku mes të tjerave ka treguar edhe mallin që ndjen për shtëpinë e saj, e cila është Tirana. Në bisedën me Rudina Xhungën, Besnikja tregoi se pavarësisht se në SHBA ka një jetë të mirë, sërish i mungon shumë Tirana, shtëpia e saj, njerëzit dhe çdo gjë tjetër.

“Unë jam nga Ndroqi, nuse Tirone. Më mungon shumë Tirana, shtëpia ime, njerëzit mungojnë, të gjitha mungojnë. Ne gëzonim atë që kishim. E kam gëzuar kohën kur u rregullua Pazari i Ri, pija kafe çdo ditë aty.

Ikën fëmijët në fillim dhe u bashkova me fëmijët dhe unë.

Vetë personalisht nuk ndihem më mirë sesa në Shqipëri, por tani jam mësuar", tha ajo. J.H/dritare.net