Na ndiqni edhe në

Shqip

Rrëfimi i emigrantit shqiptar: Tmerri që përjetova 17 vjeç në Greqi, kur ushtarët më sulën pastorin gjerman!

Rrëfimi i emigrantit shqiptar: Tmerri që përjetova 17

Sot në “Shqip” me Rudina Xhungën, i ftuar ka qenë një emigrant shqiptar, Maksim Shaholli, i cili ka treguar historinë e tij të veçantë. Një histori, e cila nis dhimbshëm, si ajo e shumë djemëve të rinj shqiptarë, që lanë vendin, ca nga mali e ca me gomone e varka drejt “ brigjeve të shpresës" për një jetë më të mirë. Maksimi rrëfen vuajtjet e tij të tmerrshme kur emigroi fillimisht në Greqi, vetëm 17 vjeç e ku tregon trajtimin makabër nga ushtria greke, e cila përndiqte emigrantët ilegalë. Në një episod të tmerrshëm maksimi, rrëfen sesi ushtarët grek e lanë që ta kafshonte një pastor gjerman. Ata ia arritën qëllimit, sepse ai nuk donte të kthehej më kurrë në Greqi.

"Në Greqi ndenja 7 muaj në një fshat të vogël. Dhuna ishte e tepërt, presioni psikologjik ishte në maksimum. Reparte ushtarake në çdo cep, ose kishe civilë ose policinë që na gjëmonin sikur çfarë po bënim. Ishim ilegalë po jo për fajin tonë, ishim në kërkim të punës dhe asgjë tjetër. Unë vij nga një familje e madhe me 8 fëmijë.

Nuk kam shtëpi në Levan, kemi marrë një hyrje në Fier.

Bashkëshorten time e njoha në Londër në vitin 2002.

Unë pasi lashë Greqinë, i them babait që aty nuk kthehem më. Nuk ishte mjedis për mua, unë jam njeri i paqes, i qetë dhe shumë punëtor, si prindërit e mi.

Më çuan në repart ushtarak në Kastoria pa u futur në qytet dhe më thonë në mënyrë krejt brutale, se isha vetëm, merr fshesën dhe lopatën dhe ik pastro tek ai cepi aty. Ishte një qen pastor gjerman i lidhur me zinxhir, mirëpo unë nuk e pashë. Dhe më vjen nga mbrapa qeni dhe më kafshon tek pulpa e këmbës. Unë isha vetëm 17 vjeç, imagjino. Aq kam vajzën time sot. Për fat të mirë, ngaqë ishte shumë ftohtë, më ka paralizuar për dy javë. Poshtë pantallonave të mia kadife të zeza i mbaj mend si sot, do ta mbaj mend tërë jetën kisha një palë tuta për t’u ruajtur nga i ftohti. Dhe befasisht më vjen pastori gjerman dhe më kafshon tek pulpa, më kthejnë në Fier. I them babait sikur të vdes atje nuk kthehem më. Ne nuk kishim problem me grekët që jetonin atje, se kishte dhe shumë shqiptarë. Ishte sidomos ushtria që sillej në mënyrë të imagjinueshme ndaj nesh", rrëfeu Maksimi në Shqip/. J.H dritare.net