Roland Qafoku në "Shqip": Samiti, pikë kulmore e marrëdhënieve të Shqipërisë në gjithë historikun e diplomacisë së saj!
Dritare.net
Në “Shqip” me Dritan Hilën u diskutua për Samitin e liderave të BE-së që u mbajt në Tiranë dhe protestën e opozitës nga ana tjetër, me gazetarin e njohur Roland Qafoku.
Qafoku tha se ky Samit ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë.
Roland Qafoku: Samiti sot ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, Shqipëria politike nuk është mësuar me ngjarje dhe mbledhje kaq të mëdha.
Nëse themi që kjo u bë për Edi Ramën këtu nisim e gabojmë. Sigurisht që Rama I ka bërë PR më të mirë vetes së vet, mund të jetë maja e gjithë organizimeve të aktiviteteve të tij në 10 vite kryeministër. Por Shqipëria politike nuk është vetëm Edi Rama, Shqipëria politike është e të gjithëve.
Fitore taktike e ramës mund të jetë, po është fitore e Shqipërisë. Kjo nuk i shërben Edi Ramës, sepse edhe ky stacion ka kaluar dhe destinacione, ka dhe gurë të tjerë kilometrikë, ka kontribute edhe Berisha, edhe Ilir Meta dhe Fatos Nano.
Kjo është vitrina më e mirë e Shqipërisë në raport me BE-në.
Pika kulmore e marrëdhënieve të Shqipërisë në gjithë historikun e diplomacisë shqiptare", theksoi ai./