Na ndiqni edhe në

Shqip

Roland Bimo: Partitë e vogla ndihmuan PS-në pa e kuptuar!

Roland Bimo: Partitë e vogla ndihmuan PS-në pa e kuptuar!

I ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv, Roland Bimo komentoi zhvillimet e fundit politike dhe rezultatin e zgjedhjeve.

“Unë personalisht e prisja fitoren e Partisë Socialiste, por jo me këtë shumicë. Kam përshtypjen se ky rezultat nuk është më shumë pasojë e asaj që bëri PS-ja, sesa e asaj që bëri apo nuk bëri opozita,” u shpreh Bimo.

Ai vuri në dukje rolin e partive të vogla dhe të reja, të cilat sipas tij nuk arritën të identifikohen me çështje konkrete dhe as të krijojnë një profil të qartë. “Këto parti ose njihen vetëm nga emri i drejtuesit, ose thjesht si parti të vogla. Çuditërisht, në vend që të ndihmonin ndryshimin e qeverisjes, e konfirmuan mazhorancën aktuale duke pjesëtuar votën,” shtoi ai./K.C/dritare.net