Na ndiqni edhe në

Shqip

Qafoku: Brenda shkurtit do të kemi goditje të forta, Dumani do t’i çojë para çështjet e bujshme!

Qafoku: Brenda shkurtit do të kemi goditje të forta, Dumani do

Në “Shqip” në Dritare Tv me Dritan Hilën, në emisionin e sotëm u diskutua mbi rihapjen e hetimeve për Gërdecin, ku i akuzuari kryesor i kësaj dosjeje është Fatmir Mediu, i cili sipas SPAK ka shkelur ligjin kur ishte ministër i Mbrojtjes duke shpërdoruar detyrën, veprime të cilat sollën tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë i plagosën.

Në bisedën në studio me Dritan Hilën, gazetarët Ben Andoni dhe Roland Qafoku argumentuan se çfarë do të ndryshojë në SPAK tani me ndryshimin e drejtimit të tij. Gazetari Qafoku u shpreh se nën drejtimin e Dumanit, gjërat në SPAK do të ndryshojnë dhe se brenda shkurtit do të ketë goditje të forta.

"Presioni është shumë i madh për SPAK. Dumani ka ndikim tek fryma. Prokurorët aty kanë qenë. Jam i bindur që Dumani me stilin e vet, jemi në ragun e çështjeve të bujshme që do të marrin zgjidhje. Gjithë ato pritshmëritë që ranë në tre vite do të ndryshojë. Brenda shkurtit do ketë goditje të forta", tha Qafoku në "Shqip"./ dritare.net