Na ndiqni edhe në

Shqip

Pse njerëzit shohin halucinacione. Flet mjekja psikiatre!

Pse njerëzit shohin halucinacione. Flet mjekja psikiatre!

Arjana Rreli, mjeke psikiatre në Shqip nga Rudina Xhunga shpjegoi se pse njerëzit shohin halucinacione dhe pse është e rëndësishme që ne të kujdesemi për shëndetin mendor.

Mjekja theksoi se shpesh këto problematike mund të lindin si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike apo edhe çrregullime me ankthin.

“Ka kohë që flitet për shëndetin mendor, por është fusha, që ndërgjegjësimi kërkon kohë. Ne kemi lexuar dhe dimë, se si quheshin heretik, njerëzit që kishin iluzione, dhe dënoheshin si të prekur prej djallit, që paragjykoheshin shumë. Më vonë filluan të etiketoheshin jo vetëm njerëzit por edhe institucionet si “spitali i të çmendurve”, apo si te “5” dhe “17-ta”. Më pas u krijua neuropsikiatria, departamenti që kishte në pjesën e tij edhe pavijone psikiatrike. Spitali “5” që sot njihet si spitali i neurologjisë dhe psikiatrisë. Kur themi do të shkojmë te “5”, po shkojmë te spitali i Psikiatrisë. Ky lloj paragjykimi i ka bërë njerëzit që të shikojnë diferencat. Shumë shpesh edhe vetë orientimi jo vetëm i pacientëve, por edhe mjekëve të familjes, keqbën që pacienti të drejtohet gabimisht tek neurologu.

Duke qenë se fjala psikiatër, që në krye të herës, ka qenë një profesion i stigmatizuar, dhe tërthorazi edhe personi ndihej si jo i dobët, që ka kaq probleme, i ka bërë edhe mjekët e familjes që t’i orientojnë tek psikiatri. Neurologu është për probleme fizike, kur dëmtohet neuroni, sistemi i përçimit të impulseve në nerva, kur ka hemorragji cerebrale, epilepsi. Sjellja e cila e bën pacientin epileptik, e bën agresiv, trajtohet nga psikiatri, sepse është një problem funksional. Kur problematika është e vërtetë, dhe personi është një psikozë, që pretendon se dëgjon gjëra që të tjerët nuk i dëgjojnë, këto quhen halucinacione. Kjo mund të ndodhë nga medikamentet e gabuara, nga gjendja e rënduar psikologjike apo edhe ndryshimet neuro-transmetuese. Në një person që ka kritikë të gjendjes, e identifikon problemin dhe kërkon ndihmë, atëherë kemi të bëjmë me një situatë, që lidhet me çrregullim të ankthit. Por kur shenjat vihen në pah nga të tjerët, dhe personi i konsideron si normale, atëherë këtu kemi një psikozë që kërkon patjetër ndihmë, që mjeku të ndërhyjë me medikamente”, shpjegoi mjekja./M.K-dritare.net