Na ndiqni edhe në

Shqip

Pse ka rëndësi të rihapet hetimi për vdekjen e Kosta Trebickës! Flet gazetari amerikan

Pse ka rëndësi të rihapet hetimi për vdekjen e Kosta

Gazetari amerikan Guy Lawson, autor i librit “Armët dhe çunat”, i cili fitoi gjyqin pas padisë së Shkëlzen Berishës thotë se ka një mënyrë për të rihapur hetimin, nëse ka vullnet real për drejtësi në Shqipëri.

Në një intervistë me Rudina Xhungën, për librin e tij ai u pyet gjerësisht edhe për Trebickën për të cilin beson se është vrarë.

"Mendoj se duhet të rihapin hetimin për vdekjen e Kosta Trebickës. Di që Kosta Trebicka vdiq në rrethana shumë të dyshimta, di se nuk ka pasur kurrë ndonjë hetim apo përpjekje reale dhe të sinqertë për të gjetur se çfarë ndodhi në të vërtetë. Unë di se ai kishte zemëruar shumë zyrtarë të lartë, duke përfshirë edhe Kryeministrin në atë kohë, ministrin e Mbrojtjes dhe shumë njerëz të tjerë brenda njësive të krimit të organizuar që rrethojnë qeverinë shqiptare. Pra, kishte shumë armiq atje dhe shumë armiq të tjerë në qeverinë amerikane, në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe Departamentin e Drejtësisë në Majemi. Ai kishte zemëruar shumë njerëz. Pra, ideja se makina e tij papritur u përmbys dhe ai vdiq në një “aksident”, fakti se kurrë nuk u bë një hetim dhe se familjes së tij, me aq sa di unë, i është kërkuar të heqin dorë, pak a shumë kërcënuar, më bëjnë të mendoj se ku ka tym, ka zjarr, ose të paktën ka sugjerim për zjarr", shprehet ai në intervistën e tij./dritare.net