
Pse do të kthehem në Shqipëri! Flet Vera Ndrecaj, Britani e Madhe!
Dritare.net
Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV ishte e ftuar Vera Ndrecaj, një shqiptare e cila jeton në Cardiff të Mbretërisë së Bashkuar ku edhe punon si pedagoge dhe këshilltare e qeverisë britanike për inovacionin. Së fundmi ajo ka vendosur që të kontribuojë edhe për Shqipërinë, përmes kandidimit për të kandiduar si deputete në platformën “Deputeti që duam”. Unë thotë zonja Ndrecaj, do të vendos mundësitë e mia në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Unë kam aplikuar në platformën “Deputeti që duam” për të shprehur interesin tim, për të dhënë kontributin tim. Unë vazhdoj të jem profesoreshë në Cardiff. Aplikimi në platformën ”Deputeti që duam” nuk e prek fare karrierën time në Britani të Madhe. Unë kam parë qasjen e PS-së, platformën “Deputeti që duam”, si një dritare për të thithur talente, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Diasporë. Për mua ka qenë një proces që unë kam shprehur dëshirën time, kënaqësinë dhe obligimet e mia për vendin tim. Unë personalisht do vendos mundësitë e mia në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Arsyeja pe po kandidoj është sepse në pikëpamjen, Shqipëria është në një moment historik. Shqipëria dhe qeveria po punojnë për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Duke pasur parasysh këtë fakt, është e domosdoshme për një vend si Shqipëria të përgatitet të hyjë në Evropë me standardet që janë shumë më të avancuara se kapacitetet në Shqipëri, ka nevojë për njerëz që janë specialistë në fusha të ndryshme. Kjo është shtysa ime për të shprehur interesin tim për të ardhur në Shqipëri, për t’u shërbyer shqiptarëve, për të ndryshuar diçka. Sepse besoj në eksperiencën time ndërkombëtare. Për këtë arsye kam vendosur të punoj me përulje për vendin tim. ”, thotë zonja Ndrecaj në DritareTV./K.C/dritare.net

















