Na ndiqni edhe në

Shqip

Pëllumb Xhufi: Grupimi i popullsisë në të krishterë ose myslimanë sjell pasoja të rënda!

Pëllumb Xhufi: Grupimi i popullsisë në të krishterë ose

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv, foli për nisjen e censit për Popullsinë dhe Banesat ku mes pyetjeve do të jetë edhe etniciteti, gjuha dhe feja të cilat nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur.

Xhufi tha se feja është faktor i rëndësishëm në histori dhe duhet të studiohet por jo të bëhen ndarje në popullsi.

Sakaq profesor Xhufi shtoi se një grupim me bazë feje në shkolla apo në institucione, sjell shenja të rënda ndaj dhe duhet të studiohet mirë Kushtetua para se të ndërmerren të tilla nisma.

“Feja nuk ka punë me shkollat, jemi shtet i veçantë laik. Ku kisha e xhamia nuk duhet të qaset në zyrat shtetërore dhe shkolla. Janë parime të laiciteti, në botën moderne, kjo erdhi me iluminizmin. Nuk thoshte kot Sami Frashëri, jemi një vend me katër fe, mos harrojë se ka pasur tentativë për të futur fenë në shkolla. Nëse fillon grupimi në bazë të fesë, të krishterë apo myslimanë, lë shenja të rënda dhe duhen menduar.

Është me nenet e Kushtetutës, duhet ta njohësh. Është neni i parë, thotë që jemi vend laik. Feja është faktor i rëndësishëm në historinë e njerëzimit, por duhet të studiohet në kuadër të historisë”, tha Xhufi./M.K-dritare.net