
Kanceri i gjirit, thirrja për gratë politikane: Mbështesni me shërbime, jo fjalë!
Dritare.net

Dona Godaj, Ceo e YWCA of Albania në emisionin Shqip me gazetaren Rudina Xhunga kanë folur për kancerin e gjirit ndërsa ka bërë edhe një thirrje për gratë politikane.
Godaj tha se qeveria duhet të investojë në shëndetësi pavarësisht kostos pasi gratë që preken nga kanceri i gjirit kanë nevojë për shërbime. Lidhur me këto nevoja, zonja Godaj tha se grave që preken nga kanceri i gjirit duhet t’i ofrohen proteza për gjirin dhe paruke gjatë kohës që trajtohen me kimio. Sakaq në thirrjen për politikanet, Godaj citoi: Ne jemi në pritje këtë tetor përveçse se të dalin të flasin të thotë çfarë kanë bërë konkretisht për këtë kërkesë.
“Investimi në shëndetësi kushton shumë. Por ne i kemi kërkuar që të ofrojnë paruke për gratë gjatë kohës që trajtohen me kimio dhe proteza për gjirin, të ofrohen nga spitali onkologjik. Duhet t’i jepen direkt pasi jo çdokush ka mundësi t’i blerë dhe nuk është një kosto e madhe. Ne jemi në pritje, i bëj thirrje zonjave politikane që këtë tetor përveçse se të dalin të flasin të thotë çfarë kanë bërë konkretisht për këtë kërkesë”, tha Godaj./M.K-dritare.net

















