Na ndiqni edhe në

Shqip

Ngjela: Krenari për Shqipërinë paraqitja në OKB!

Ngjela: Krenari për Shqipërinë paraqitja në OKB!

Avokati Spartak Ngjela u shpreh në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare Tv se është krenari e madhe për Shqipërinë paraqitja e vendit tonë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB.

“Është nder i madh për Shqipërinë të drejtosh senatin e Kombeve të Bashkuara. Kjo është hera e dytë dhe nuk është rastësi. Kjo tregon potencën e Shqipërisë dhe prezantimin dinjitoz të kryeministrit shqiptar. Pa kuptim kur i kërkuan të mos flasë si kryeministri shqiptar. Po si do flasë ai?! Do flasë si ai që është.

Ai është kryeministri i Shqipërisë. Si i tillë është zgjedhur të flasë dhe drejtojë atë tryezë”, tha Ngjela në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga./K.C/dritare.net