
Nga bankiere, në krye të Financave dhe Bujqësisë! Anila Denaj: Si nisi rrugëtimi im në politikë!
Dritare.net
Anila Denaj, Ministrja e Bujqësisë dhe kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit ishte sot e ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv për folur për kandidimin për deputete, punën si ministre, dikur në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë dhe sot në Ministrinë e Bujqësisë. Ministrja Denaj tregon si e nisi rrugëtimin në politikë, nga bankiere, në krye të dy ministrive të rëndësishme të qeverisë Rama.
“Unë kur erdha në Shqipëri 2007-ën vijova të punoj për bankën ProCredit. Kam ardhur në Shqipëri me dëshirën për t’u kthyer në shtëpi, sepse të lëvizësh në shumë shtete, në kohë të shkurtër, është sakrificë. Në atë kohë ishte e pamundur që të krijoja familje. Unë e kam krijuar familjen pasi jam kthyer në Shqipëri. Pra edhe rrënjët i kam hedhur këtu. Punët i kam pasur gjjthnjë impenjative. Në 2013-ën, grupi ProCredit reduktoi shumë staf, mbylli dhe konsulencat. Ishte profesor Shkëlqim Cani, që sa ishte bërë ministër që më thirri të punoja me të, meqë isha e shkëputur nga sektori bankar. Ishte një mbështetje e madhe që kam dhënë që në fillimet e mandatit të parë brenda Ministrisë së Financave. Pastaj pata ftesën nga kryeministri për të qenë drejtoreshë e Fondit të Shëndetit Publik dhe më pas ministre. Jam shumë falënderuese për sfidat që më është dashur të përballem, por edhe për kontributin në aspektin teknik dhe personal.”, thotë ministrja Denaj në DritareTv./K.C/dritare.net

















