Na ndiqni edhe në

Shqip

Kur Kosova në luftë kërkoi strehim në Shqipëri!

Kur Kosova në luftë kërkoi strehim në Shqipëri!

Në mars të 1999-ës rreth 13 mijë shqiptarë të Prishtinës u strehuan në Korçë, pasi serbët i përzunë nga shtëpitë e tyre. Ishte ky momenti që i bëri shqiptarët këtej dhe andej kurfirit të kuptonin se nuk e njihnin njëri-tjetrin, pasi shqiptarët e Shqipërisë nuk e dinin përse luftonin shqiptarët e Kosovës. Ky dialog i rrëfyer nga profesor Abaz Osmani në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv e tregon më së miri atë kohë.

“Lozhani ku qëndruam ne ishte në gjendje të mjerueshme, nuk kishte punë, njerëzit rrinin në kafene. Kur shkova një ditë një burrë me emrin Fatmir më pyet: Më e madhe është Prishtina apo Kosova? Aty kuptova që shqiptarët e Shqipërisë nuk i njihnin shqiptarët e Kosovës.

Pastaj më pyeti: “Keni makinë?”

"Po kemi.", i thashë.

“Po televizor me ngjyra?”

“Po kemi.”

“Po traktor?”

“Po dhe traktor.” iu përgjigja unë.

“Po pse jeni kundër Millosheviçit ju?”

U nervozova dhe i thashë: Unë jam dhe kundër teje. Nëse nuk do më kishte ardhur turp prej këtyre të tjerëve do të të kisha nxjerrë jashtë.”

“Avash”, më tha ai, “ne nuk i kemi parë asgjë nga këto që thua ti.” Mbase ka pasur dhe të drejtë. Ky ishte një lloj humori i zi.”, tregon zoti Abaz Osmani në DritareTV./K.C/dritare.net