Na ndiqni edhe në

Shqip

Mjekja: Në Itali mu mbyll çdo derë, ishte vrastare. Në profesion s’të afrojnë për të punuar!

Mjekja: Në Itali mu mbyll çdo derë, ishte vrastare. Në

Një vajzë shqiptare me një histori suksesi në vendin e vet. Kjo është Bruna Mazari, mjekja veterinere, e cila, në emisionin "Shqip" me Rudina Xhungën rrëfeu historinë e saj të veçantë të emigrimit dhe çelësin e suksesit të saj si një femër sipërmarrëse. Pas një eksperiencë jo fort të këndshme në Itali, Bruna rikthehet në Shqipëri, aty ku vendos të hapë klinkën e saj private. Një hap, që për të ka rezultuar më shumë sesa i suksesshëm.

"Pas mbarimit të shkollës, për 9 vite kam qenë asistente, punoja mbi 12 orë. Kjo ka qenë një nga gjërat e çuditshme që familja ime nuk e kuptonte. Unë punoja se doja që të isha dikush. Në 2016-ën unë largohem nga Shqipëria, pasi im shoq jeton në Itali. Kur ika, ika me shumë ëndërra dhe dëshira. Mendoja se atje do gjeja gjëra shumë të bukura, do bëja diçka më shumë sesa kisha bërë këtu, por gjërat nuk ishin ashtu. U regjistrova në fakultet në Milano për të konvertuar diplomën, duhet të jepje diku tek 4 provime dhe doja të punoja në profesion sado mininale të ishte. Shkoja nëpër klinika, shihnin CV me master, doktoraturë, por gjithmonë më thonin që mbaro shkollën pastaj do vish. Kjo u përsërit në disa vende. Ne mendojmë se në Itali na duan shumë, po nuk është e vërtetë. Në çdo vend që ne shkojmë ata do u japin përparësi vendasve, pastaj neve. Kudo ku shkova mu mbyllën të gjitha dyert. Unë doja të mbetesha brenda profesionit, sepse ishin bërë shumë sakrifica dhe shumë vite studime. Ku u thoja që jam shqiptare, stepeshin. Kishin njëlloj frike nga sjellet që mund të jenë bërë më para. Për mua ishte vrastare. Nga një person që punonte në 12 orë, të kaloja në shtëpiake për mua ishte e rëndë. Nuk punova në Itali, sepse doja në profesionin tim. Ju përkushtova vetëm studimeve. Doktoratura që kisha lënë përgjysmë në Shqipëri shërbeu si një shtysë për t’u rikthyer. Erdha për pak dhe pastaj nisa punë në një klinikë për kafshët. / J.H/dritare.net