Na ndiqni edhe në

Shqip

Meviol Bilo, një nga 6 djemtë shqiptarë që ndryshuan fatin e luftës së Kosovës!

Meviol Bilo, një nga 6 djemtë shqiptarë që ndryshuan fatin e

6 djem shqiptarë morën pjesë në një mision që ndryshoi fatin e luftës së Kosovës. Maksim Jaupi, që shërbeu si shef zbulimi i batalionit të forcave speciale që u krijua në 1998 nga NATO, tregon në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV emrat e 5 djemve të batalionit që kryen misionin sekret në vitin 1998, për shpëtimin e avionit që u rrëzua nga serbët mes territorit serb dhe shqiptar, si dhe për të marrë kutinë e zezë që ishte në të, me informacionet që rrëzuan Millosheviçin.

Mes këtyre djemve ishte edhe Meviol Bilo. Bilo u arrestua në 2018-ën si truproja e Elvana Gjatës, për plagosjen e Eljon Hatos në një lokal zonën e ish-Bllokut. Ai u dënua me 4.8 vjet shërbim prove në 2021-shin.

Ndërkohë, zoti Jaupi në studion e DritareTV flet për Bilon, ndërsa thotë se askush nuk e dinte se çfarë vepre të madhe kishte bërë ai, para ngjarjes së 2018-ës.

“Ne aksion morën pjesë 6 veta: Major Maksim Jaupi, Resul Fidani, Durim Ymeri, Skënder Ruci, Astrit Lica dhe Meviol Bilo. Në mbështetje të këtij grupi ndihmuan: Skënder Hidri, Leonard Demiri, Agron Murati dhe Agron Bami. Jam krenar për djemtë që morën pjesë në aksion. Kur përfunduam misionin këta çuna vetëm qanin nga gëzimi që shpëtuam dhe që dolëm me sukses. Askush prej nesh nuk e dinte se sa i rëndësishëm qe ky mision që bëmë. Kur shpëtuam unë i thashë grupit që me djem si ju unë i shkoj Millosheviçit në Beograd. Ata treguan një profesionalizëm të lartë. Unë ia di për faleminderit shtabit që i përgatit këta djem për 3 muaj, edhe pse kursi ishte për 6 muaj sepse lufta ka të papritura edhe u desh që ne të ishim bashkë në këtë mision. Kosova ende sot na ka në listën e të humburve, mendojnë se ne vdiqëm në mision, sepse misioni dihet, por se kush e bëri, askush nuk e di.

Më vjen keq ta them tani, por një pjesë e atyre djemve kanë ikur nga forcat speciale për shkak të trajtimit që u bëri shteti shqiptar. Kur kam dëgjuar që Meviol Bilo shërbente te personi X apo Y sepse nuk i dilte rroga, u indinjova shumë. Më erdhi turp kur mësova që një djalë si Meviol Bilo u arrestua dhe ndëshkua për një ngjarje si kjo. Ju nuk e keni idenë çfarë djali është ai. Ai është hero. Prandaj në këtë studio dua të flas për heronjtë. Sepse ata djem rrëzuan Millosheviçin dhe i dhanë lirinë Kosovës. I falënderoj jashtëzakonisht shumë. Jemi krenarë për atë që bëmë.”, thotë zoti Jaupi në DritareTV./K.C/dritare.net