
Mark Palnikaj: Shqiptarët ia kanë dhuruar krishterimin Romës, nuk ia kanë marrë
Dritare.net
Emisioni Shqip nga Dritan Hila në DitareTV iu dedikua sot Papa Françeskut dhe Kishës Katolike. Studiuesi i Vatikanit Mark Palnikaj foli për fillesat e Kishës Katolike dhe ndikimin e saj në botë. Palnikaj tha një fakt interesant, që një nga katër dioqezat e para të krishterimit, është ajo e Durrësit. Sipas Palnikajt, Shqipëria ia dhuroi krishterimin Romës dhe nuk ia mori.
"Papati ka pasur rol fetar dhe politik në botë. Politika ka pasur ndikim në fqinjin e parë të Vatikanit, që është Shqipëria. Një nga katër dioqezat e para të krishtrimit është Dioqeza e Durrësit. Të parët që e pranuan krishterimin publikisht ishin armenët dhe të dytët, Kostandini i madh, që e legalizoi në Iliri dhe Perandorinë Romake. Pra shqiptarët ia kanë dhuruar krishterimin Romës, nuk ia kanë marrë. Sipas dokumenteve, Kisha e parë Katolike në botë është ndërtuar në Dardani, në Kosovë. Dhe një nga më të mëdhatë e botës ka qenë në Ulpjana.", thotë studiuesi Palnikaj./K.C/dritare.net

















