
Shkrimtari nga Presheva, Lis Bukuroca ishte i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV tha se gratë janë një forcë e madhe për shoqërinë. Shkrimtari e lidh ngushtë zhvillimin e një shoqërie me shkollimin e grave.
“Shumë herë më kanë shkruar në facebook dhe me kanë ofenduar duke me thënë se nga që jam feminist po shkatërroja familjen shqiptare. Por unë nuk jam feminist unë luftoj për të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut kur u shpallën në Francë gjatë revolucionit francez, gratë nuk janë konsideruar njerëz. Në Gjermani deri në vitin 1974 ka ekzistuar e drejta e burrit për të prishur kontratën e punës së gruas së tij. Burri vendoste nëse punon gruaja apo nuk punon. Vetëm në vitin 1900 ka nisur studimet gruaja e parë ne Gjermani. Shiko ku kemi ardhur sot vetëm nga gratë e shkolluara. Gjermani ka 22 milionë gra që punojnë, nëse ne i tërheqim këto forca punëtore për shkaqe fetare apo se ne burrat duam si sundojmë gratë ekonomia gjermane fundoset. Nuk ekziston më gati, gjysma e fuqisë punëtore janë gra.” u shpreh shkrimtari, Lis Bukuroca/E.P/dritare.net

















