Na ndiqni edhe në

Shqip

Kush po i rrit çmimet e pasurive të paluajtshme në Shqipëri! Flet investitori Odris Koço

Kush po i rrit çmimet e pasurive të paluajtshme në

Pronat e patundshme sot konsiderohen një aset i rëndësishëm financiar dhe investimi në Shqipëri. Shumë të shqiptarë të diasporës, apo edhe të huaj po blejnë prona në Shqipëri, për t’i lëshuar me qira apo për t’i kthyer “Airbnb”. Odris Koço, i cili merret me pasuri të paluajtshme në Kanada i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV ka analizuar tregun shqiptar dhe si funksionon shitja dhe blerja e pasurive të paluajtshme në vendit tonë. Zoti Koço thotë se në 10 vitet e fundit vendi ka pësuar ndryshime të mëdha edhe Shqipëria është zhvilluar duke tërhequr më shumë investitorët. Prandaj rritja e kërkesës dhe ndërtimet e shumta kanë sjell në Shqipëri një rritje jonormale të çmimeve të pronave dhe për pasojë është bërë e vështirë që shqiptarët që jetojnë në Shqipëri të blejnë shtëpi.



“Shumë investitorë jorezidentë në Shqipëri po blejnë prona. Këtu futet komplet diaspora shqiptare, por edhe të huajt. Prona e patundshme në këtë kohë është pasuri. Në 10 vitet e fundit ka pasur një ndryshim kolosal në të gjitha fushat, siç është edhe ajo e ndërtimi. Blerësit kur investojnë, zakonisht duan një vend i cili ka stabilitet ekonomik dhe politik, edhe përmirësim i infrastrukturës si siguria, shërbimet e dritave apo ujit, kujdesi shëndetësor. Blerësit kanë kuptuar që Shqipëria është një vend i cili ia vlen për të investuar. Një nga arsyet pse shumë shqiptarë që jetojnë jashtë po blejnë prona në Shqipëri është sepse shqiptarët kanë 20 vjet që merren me biznese, me investime, duke përfshirë edhe pronat e paluajtshme në Kanada apo kudo. Është rritur goxha kapitali që kanë ata nëpër duar. Në 20 vitet e fundit shqiptarët në Kanada kanë klientë të cilët kanë më shumë se një pronë në Kanada që nuk është pak, janë miliona dollarë. Kjo i jep mundësinë një personi të tërheqë një shumë relativisht të vogël 300-400 mijë dollarë. Një apartament në Toronto, me një dhomë gjumi është 400-500 mijë dollarë. Shtëpitë me dy dhoma gjumi, janë mesatarisht 1 milionë dollarë. Shqiptarët që janë marrë 20 vitet e fundit me prona të paluajtshme mund të themi që janë milionerë. Për një person i cili ka punuar në Kanada me prona te patundshme, me biznese, nuk është e vështirë që të blejë një pronë në Shqipëri 200-300 mijë euro. Ndonëse në Shqipëri janë çmime më të ulëta, duhet studiuar mirë tregu. Ka një ndryshim shumë të madh të blesh si investitor dhe të blesh për vetën tënde. Të blesh një pronë si investitor llogaritë janë komplet ndryshe. Nëse një shqiptar në Kanada do të blej një pronë që ta ketë për pushime, nga pikëpamja financiare i ulet shumë kostoja. Unë besoj që në 5 apo 10 vitet e fundit do të ketë shumë nga këta persona që do të kthehen në Shqipëri për të kaluar pensionin sepse Shqipëria po zhvillohet shumë. Një njeri që e blen pronën për vete nuk i intereson nëse ka flluskë apo jo.”, thotë zoti Koço.


Investitori në pronat e paluajtshme shpjegon për gazetaren Rudina Xhunga se sot çmimet e pronave në Shqipëri janë të papërballueshme për të punonjës të thjeshtë. Sipas tij, çmimet nuk kanë arritur në këtë fazë nga vendasit, por nga jorezidentët, të huajt që blejnë prona në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë nuk i konkurrojnë dot. Ndërsa sjell shembull të vendeve në botë, Zoti Koço tregon se çfarë duhet të bëjë shteti shqiptar për t’ua bërë më të lehtë shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri që të blejnë një pronë me çmime të arsyeshme.
“Rritja e kërkesës në mënyrë masive dhe ndërtimet e shumta kanë sjellë një rritje jonormale të çmimeve në Shqipëri. E them këtë pasi çmimet e pasurive të paluajtshme janë të lidhura ngushtë me të ardhurat e një vendi, të popullatës, me prodhimin bruto të vendit dhe shumë statistika të tjera. Po të shikosh çmimet në Shqipëri do kuptosh që nuk përputhen me rrogat mesatare, këtu nuk flas për biznesmenët, por për popullatën e gjerë. Çmimet e pronave në Shqipëri nuk janë të arsyeshme për një punonjës të thjeshtë: infermier, apo polic, mësues e gazetarë. Unë mendoj që çmimet nuk kanë arritur në këtë fazë nga vendasit, por nga jorezidentët. Pra janë jorezidentët, shqiptarët e Diasporës, të huajt që po rrisin çmimet. Është flluskë në kurriz të shqiptarëve. Unë nuk e kam problem të vij e të blej një pronë në Vlorë dhe nuk më intereson bie apo rritet çmimi, por një qytetar që jeton në Vlorë nuk e blen dot. Edhe këtu duhet të ketë ndërhyrje të qeverisë. Sepse nuk është mirë që jorezidentët dhe të huajt kanë krijuar këtë problem. Shqipëria nuk është e vetmja, ka problemë në Spanjë, Kroaci, e vende të tjera, sepse jemi në një treg global dhe nuk i ndalon kush të huajt të investojnë në Shqipëri. Por nuk është e drejtë që të vijë një italian të blejnë dhjetë prona në Vlorë, t’i japë me qira, kur në Vlorë ka njerëz që nuk blejnë dot shtëpi. Nga ana ekonomike, financiare, ai person ka të drejtë të blejë sa apartamente të dojë, por ka shumë vende që shteti ka ndërhyrë për të mbrojtur të drejtat e popullit të tij edhe pse ka thyer rregullat e tregut të lirë. Ndaj them se shteti shqiptar duhet të ndërhyjë gradualisht që të fillojnë të blejnë shtëpi shtresat e mesme të Shqipërisë. Nëse një shqiptar që jeton në Shqipëri do të blejë 15 apartamente, nuk ka përse mos i blejë. Sepse jeton në Shqipëri, është kontribut i ekonomisë shqiptare. Kur vijnë të huajt dhe krijojnë një konkurrencë, ngrihen çmimet si rezultat i rritjes së kërkesës, atëherë shteti duhet të bëjë diçka për të mbrojtur popullin. Mund të vendosë një tarifë, 20%, të rrisë çmimet për të huajt ose të vendosë një bllokadë sa të stabilizohet tregu dhe mos të ngrihen çmimet. Kjo aplikohet edhe në vende të tjera që janë shumë herë më kapitaliste se Shqipëria.”, tha zoti Koço në DritareTV./K.C/dritare.net