Na ndiqni edhe në

Shqip

Kur Noam Chomsky firmoste për lirimin e Demaçit!

Kur Noam Chomsky firmoste për lirimin e Demaçit!

Albanologu dhe studiuesi shqiptar në SHBA Peter Prifti, ndërmori një kërkesë publike për lirimin e veprimtarit kosovar Adem Demaçi nga burgjet jugosllave, duke iu drejtuar qarqeve akademike dhe politike amerikane në fillim të viteve ’80.

Në kërkesë argumentohej se Adem Demaçi ishte i burgosur politik dhe se dënimi i tij përbënte shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, pavarësisht bindjeve apo etiketimit ideologjik që i bëhej në atë kohë.

Sipas dëshmive të sjella nga Julika Prifti, në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, kërkesa e iniciuar nga Peter Prifti u firmos nga disa intelektualë të njohur. Ndër ta ishte edhe gjuhëtari amerikan Noam Chomsky, i cili e mbështeti kërkesën mbi parimin e mbrojtjes së lirive themelore.

Po ashtu, kërkesa u firmos edhe nga intelektuali shqiptar Arshi Pipa, i cili shprehu rezervën se Adem Demaçi ishte komunist, por pranoi ta nënshkruante dokumentin me argumentin se rasti duhej parë si çështje e të drejtave të njeriut dhe jo si debat ideologjik.

Kjo nismë përfaqëson një nga ndërhyrjet e para të dokumentuara të diasporës shqiptare në SHBA në mbështetje të çështjes së Kosovës dhe lirimit të të burgosurve politikë shqiptarë, duke e nxjerrë çështjen e Adem Demaçit në vëmendjen e opinionit ndërkombëtar./dritare.net