
Kompozitori: Ina Veli, një talent magjik shqiptar në Hollivud
Dritare.net
Aldo Shllaku, Ina Veli, Oguz Can Ozcanli, ekipi që ka realizuar muzikën e filmave më të rëndësishëm të Hollivudit, kompozoi muzikën e dokumentarit të jashtëzakonshëm “Në besë të shqiptarëve”, prodhim i gazetares Rudina Xhunga dhe DritareTv. Në një intervistë për DritareTV kompozitori thotë se Aldo Shllaku është një artist të cilin e adhuron, një mentor i jashtëzakonshëm, që bashkë bëjnë muzika fantastike. Ndërsa violinisten Ina Veli, e cilëson një talent magjik.
Puna me kompozitorin shqiptar Aldo Shllaku!
Aldo Shllaku është një kompozitor shqiptar të cilin unë e admiroj. Ai është një mentor i jashtëzakonshëm dhe e adhuroj si kompozitor. Për muzikën e dokumentarit “Në Besë të Shqiptarëve”, ai punoi si procudent ndërsa unë pata nderin të isha kompozitor dhe udhëzimet dhe këshillat e tij gjatë punës ishin vërtet të vyera. Aldo Shllaku është një nga kompozitorët më të mirë që Hollivudi ka dhe unë e dua shumë muzikën e tij. Unë e takova dhe pata kënaqësinë të mësoj prej tij, prej eksperiencës në Hollivud dhe eksperiencës e tij si kompozitor filmash. Ai është ndër kompozitorët më të mirë në Hollivud.
Surpriza Ina Veli
Unë e takova Ina Velin gjatë punës për këtë dokumentar. Ajo punon për shumë produksione të Hollivudit si violiniste. Ajo është një njeri i mrekullueshëm mbi të gjitha. Kur regjistron është shumë emocionale në studio. Sepse nuk është e thjeshtë të përçosh emocione, jo të gjithë i ndjejnë në momentin që luajnë muzikë, por Ina është thjesht një talent magjik.", thotë kompozitori./K.C/dritare.net

















