Na ndiqni edhe në

Shqip

Kërkesa e sociologut: Institucionet fetare të edukojnë të rinjtë!

Kërkesa e sociologut: Institucionet fetare të edukojnë të

Institucionet fetare të kontribuojnë në edukimin e të rinjve. Kështu tha sociologu Gëzim Tushi në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV. Sepse sot vetëm feja është doktrinë e madhe, një institucion që ka mundësi te ndikojë, thotë Tushi.


“Statistikisht dihet që adoleshentët e sotëm janë shumë të dhënë pas konsumit të parasë, seksit edhe lëndëve psikotrope që kanë ndikim të jashtëzakonshëm në këtë situatë. Në pjesën më të madhe të rasteve adoleshentët kryejnë veprime të rënda kur janë nën efektin e këtyre lëndëve ose kur kanë dalë nga shinat për shkak të mungesës së edukimit. Ndaj institucionet fetare kanë një rol shumë të madh. Ështe institucioni i tretë i sigurisë morale në një shoqëri. Unë gjykoj që institucionet fetare duhet të kontribuojnë në edukimin moral të fëmijëve. Në vend të merren vetëm me doktrinën, të merren me këto çështje. Sepse sot vetëm feja është doktrinë e madhe, institucion që ka mundësi te ndikojë. Pra duhet t’i kërkojmë fesë të edukojë të rinjtë.”, tha Tushi në DritareTV./K.C/dritare.net